• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Lifestyle Shëndet Showbiz Si mund të të ndihmoj Sociale Të gjitha TIP top

    Debati për përdorimin e antibiotikëve, për 30 vjet nuk do kenë më efekt për këto arsye


    Esencë editori/ Dje në Tiranapost postuam historinë tragjike të një vogëlushi 8 vjeçar i cili ishte edhe artikulli me më shumë klikime. Shkak ishte motivi i vdekjes, prindërit nuk i dhanë antibiotik dhe ata po gjykohen nga drejtësia. Me një kërkim në një nga platformat me risitë dhe studimet më interesante në botë siç është TED Talks, ku flasin profesionistë, shkencëtarë, shkrimtarë, foli edhe autorja dhe gazetarja Maryn McKenna për arsyet pse bakteret po i mundin antibiotikët, dhe ajo ofron një zgjidhje në fund…

    Pas historisë së 8-vjeçarit që humbi jetën nga mosmjekimi me antibiotikë, ky artikull ka më shumë vlerë.

    Më poshtë është fjalimi i saj

    Xhaxhai i babait tim, Joe McKenna ishte zjarrfikës nga New York-u. Në ditën e tij të pushimit vendosi të vazhdonte punën, të pastronte pajisjet për t`u ndjerë i dobishëm dhe një copë metali e çau. Disa ditë më vonë shpatulla e tij filloi të dhimbte. Dy ditë më vonë i nisi temperatura që vazhdonte të rritej e të rritej. Gruaja kujdesej për të, por asgjë s`po ndryshonte. E çuan në spital dhe zbuluan që kishte një infeksion që në atë kohë ata e quanin “helmim gjaku”. Dhe s`mund të bënin asgjë për ta luftuar, sepse medikamentet që ne përdorim sot për të kuruar infeksionet nuk ekzistonin.

    Testi i parë i penicilinës u bë tre vjet më vonë. Disa njerëz e luftonin në mënyrë natyrale, ishin me fat dhe shpëtonin, por xhaxhai i babit tim nuk ishte me fat. Ai vdiq dhe ishte vetëm 30 vjeç.

    Ai nuk është i vetmi. Shumë njerëz vdisnin nga infeksionet vetëm nga një kafshim apo rrëzim pranë një zone industriale dhe gjithçka ndryshoi kur u krijua antibiotiku.

    Ishte një epokë kur antibiotikët bënë mrekulli duke i shpëtuar njerëzit, kurse sot jemi në epokën që antibiotikët po i vrasin njerëzit. Është një lloj tjetër dëmi sot që quhet “rezistenca nga antibiotiku”, ose thënë ndryshe imuniteti.

    Po si shpjegohet shkencërisht?

    Penicilina u zbulua në 1943-shin dhe ishte rezistente për 2 vjet deri në 1945-ën, pastaj Vankomicina nga 1972-shi në 1988-ën pra 16 vjet, më pas Imipenem nga 1985-sa në 1998-ën, Daptomicina nga 2003-shi në 2004-ën 1 vit.

    Duke i luftuar bakteret me antibiotikë, trupi ka fituar imunitet dhe në një moment ai thjesht nuk bën më efekt, kështu lind nevoja për të shpikur një tjetër medikament, një tjetër dhe një tjetër që sa vjen dhe janë më pak rezistentë. Loja është duke mbaruar. Bakteret zhvillohet shumë më shpejt se sa farmaceutika. Në treg janë mbi 100 lloj medikamentesh, antibiotik dhe për një infeksion të caktuar mund të bëjë efekt njëri, dy, ose në rastin më të keq asnjë.

    Në Amerikë dhe Europë vdesin 50 mijë njerëz në vit nga infeksione që asnjë antibiotik nuk i kuron, kurse në gjithë botën vdesin rreth 700 mijë.

    Dhe fitimi i imunitetit ndaj antibiotikëve është shkatërrues për pacientët me kancer, me AIDS, për bebet e lindur para kohe apo pacientët që kryejnë transplant. Të mos flasim pastaj që thuajse çdo ndërhyrje kirurgjikale, e bërë në kushtet më sterile të mundshme, do shkaktonte vdekjen e pacientit, sepse gjithmonë ka baktere, kudo.

    Një projekt britanik që po merret me këtë çështje, paralajmëron që nëse nuk merren masat e duhura deri në 2050-ën, do të kemi 10 milionë vdekje në vit.

    Po si mund të shpëtojmë nga kjo?

    Në Amerikë, 50% e antibiotikëve të dhënë janë të panevojshëm. 45% e informacionit të shkruar në kutitë e antibiotikëve, që kuron këtë e atë sëmundje, janë të pavërteta, sepse nuk e luftojnë më infeksionin.

    Kafshëve nëpër ferma u jepen vazhdimisht antibiotikë, jo për t`i kuruar, por për t`i shëndoshur e për të fituar më shumë para kur shiten, si dhe për t`i “mbrojtur” që të mos sëmuren dhe infektojnë më pas gjithë fermën. Rezultate të tjera vijnë nga Amerika dhe janë të frikshme. Rreth 80% e antibiotikëve të shitur u janë dhënë kafshëve dhe jo njerëzve për t`u kuruar. E njëjta gjë bëhet edhe në bujqësi. Antibiotikë u hidhen edhe frutave dhe perimeve për t`i mbrojtur nga sëmundjet. Dhe kështu ngopemi me antibiotikë dhe bakteret fitojnë imunitet.

    E gjithë kjo ishte parashikuar nga Alexander Fleming, njeriu që shpiku Penicilinën. Disa kohë pasi mori Nobel në 1945-ën, ja çfarë tha: “Një njeri pamend që luan me Penicillinën dhe trajtimin e këtij medikamenti është moralisht përgjegjës për vdekjen e një njeriu që lufton me infeksionin dhe me organizmin e tij rezistent nga Penicilinës. Shpresoj që ky djall të mos e bëjë”. A mund ta bëjmë këtë? Ta shmangim përdorimin atëherë kur nuk duhet?

    Çfarë duhet të bëjmë?

    Të mos i japim fëmijës antibiotik kur i dhemb veshi pa zbuluar se nga se vjen dhimbja.

    Të pyesim kudo ku blejmë mishin, apo edhe në restorante se nga vjen ai dhe të sigurohemi që nuk është rritur me antibiotik.

    T’u hedhim një sy të dytë efekteve anësore të çdo mjekimi.

    Dhe të shpresojmë që epoka e imunitetit të plotë ndaj antibiotikëve të vijë sa më vonë.

    *Ky post u zbardh nga YouTube dhe u realizua nga Fabjola Hije.

    *Nuk lejohet publikimi në portale të tjerë. Përkthimi në shqip është punë me mund e gazetarëve tanë. Editori

    Asnjë antibiotik, vetëm kamomil. Si vdiq 7-vjeçari vetëm nga një infeksion

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690