• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Debati për lekë në familje. Djali godet me sëpatë babanë


    Një 30 vjeçar nga Lushnja ka goditur babanë e tij me sëpatë pas një sherri për lekë. Mëoshet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8 të mëngjesi, ku Dritan Veliu goditi me sëpatë në ballë babanë e tij, Kujtim Veliu, 67 vjeç.

    Sipas mediave televizive, referuar edhe atyre që kanë treguar fqinjët, djali nuk punonte, ishte problematik dhe dhunonte vazhdimisht të atin pasi ky i fundit nuk i jepte lekë.

    Pasi e goditi, ai u largua por u kap nga policia. Babai u dërgua në spitalin në Lushnje por u transportua në Tiranë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Babai i tij e ka denoncuar edhe më parë, dhe ky i fundit kishte marrë urdhër mbrojtje./ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post