• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë My Albania Ngjarje Politikë Të gjitha

    Debatet/ Sollaku: KQZ s’ka mandat të shkarkojë askënd


    “Detyra e KQZ është vetëm konstatimi sepse kryetarët e bashkive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave. Kompentencën nëse duhet të vijojë ose jo detyrën klienti im e ka në dorë gjykata kushtetuese”

    Ka nisur me polemika të forta në KQZ heqja e mandateve të Elvis Roshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit. Gjatë diskutimit në KQZ, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se për rastin e Shkëlqim Selamit dhe Elvis Roshit, mandati duhet hequr.

    Ndërsa për rastin e Dashamir Tahirit, ai tha se kërkesa e Prokurorisë nuk qëndron. “Përsa i përket rastit të Dashamir Tahirit, ndaj tij në Itali është bërë ekzekutimi i menjëhershëm i dënimit. Dhe vepra e tij penale është amnistuar në vitin 2006 nga shteti italian.

    Sipas ligjit të dekriminalizimit, ai e ka shlyer dënimin deri në vitin 2014. Dhe ndaj nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funksione publike”, tha Bardhi.

    Genc Gjonçaj, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, tha se kjo forcë politike nuk do të bëjë ndarje mes personave të majtë dhe të djathtë që akuzon Prokuroria. Gjonçaj tha se PS do të mbështesë vendimmarrjen e KQZ-së. “Dekriminalizimi nuk është vetëm çështje ligji, është çështje morali.

    Largimi nga jeta publike e funksionarëve që kanë pasur problematik me ligjin, është detyrë në vetëvete. Ne do mbështesim vendimmarrjen e KQZ, pa asnjë shqetësim tjetër për emra dhe mbiemra, për persona që vijnë majtas apo djathtas. Qëndrimi ynë duhet të jetë parimor. Nuk duhen ndarë personat”, tha Gjonçaj.

    Diskutimet në KQZ
    Denar Biba: Kjo është një procedurë e re për KQZ. Ne nuk jemi gjykatë, por nuk mund tu shpëtojmë disa aspekteve proceduriale.

    Gazmend Bardhi i PD: Për Elvis Rroshin zyra e prokurorit ka krye verifikimet dhe ka rezultuar se është subjekt i ligjit, në të paktën dy rrethana.

    Ai është i dënuar për përdhunim dhe dëbim dhe të dyja këto e bëjnë subjekt të ligjit të dekriminalizimit dhe do të duhet është apo jo brenda periudhës së ndalimit.

    Denar Biba: Unë u kam dhënë fjalën, por mos bënë prokurorin, pasi ju jeni parti politike.

    Gazmend Bardhi: Nuk kam ardhur të bëj akuza politike. KQZ nuk po bën politikë, është i ngarkuar për të zbatuar ligjin.

    Denar Biba: Unë nuk iu ndjek me këtë bisedë.

    Gazmend Bardhi i PD: Elvis Rroshi ka qëndruar për 8 muaj në detyrë jashtë ligjit.

    Theodhori Sollaku, avokati i Elvis Roshit: Hera e dytë që unë paraqitem në komision. 7 muaj më parë komisioni vendosi që t’i kërkojë prokurorisë thellimin e hetimit pas informacioneve policore.

    Pas 7 muajve nuk ka ndryshuar asgjë, asnjë hetim i thelluar nuk është bërë. Ligjvënësi ia ka lënë prokurorisë hetimin në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

    E vetmja gjë që ka ndodhur është arrestimi i Roshit, pa asnjë provë, një precedent i rrezikshëm.

    Në këtë cështje pati një ngutje të tmerrshme. Informacioni që kemi nuk na referon asnjë dokument të ardhur nga autoritetet e huaja.

    Të revokohet vendimi i 7 muajve më parë, që ia drejtuat prokurorisë së Përgjithshme.

    Shpresoj ti kërkoni prokurorisë të plotësojë kërkesën që i keni bërë para 7 muajsh.

    I mbrojturi prej meje akuzohet për një dënim 24 vite më parë, kur ka qenë 16 vjeç. Nuk kemi një vendim të konfirmuar nga autoritetet e huaja.

    Nga infot që kemi ne, rezulton që në Zvicër dhe Gjermani nuk kanë dhënë asnjë info pas pretendimeve të ngritura 7 muaj më parë.

    Jo vetëm nuk ka, por edhe sikur të kishte, Zvicra nuk futet te shtetet që duhet të bënte deklarimin.

    Si mundet të penalizohet një person që mund të jetë dënuar jashtë në mungesë?

    Nëse dënimi është dhënë në mungesë nuk ka fuqi, edhe KQZ duhet të marrë në konsideratë këtë praktikë.

    Roli i KQZ për vendimmarrjen është vetëm konstatimi. Neni 15 thekson se kryetarët e bashkive shkarkohen nga qeveria, ndërkohë ne kemi një ligj që Kushtetuta ka epërsi mbi cdo ligj.

    Edhe ligji për dekriminalizimin, referon që ky komision duhet t’i drejtohet kryeministrit për gjetjet e tij.

    Edhe nëse do të ketë vendim që të hiqet mandati, kompetencën për të vendosur e ka gjykata Kushtetuese.

    Denar Biba: Njoftuam edhe Prokurorinë, por nuk është e pranishme, do të ishte mirë të ishte një përfaqësues.

    Avokati i Roshit, Sollaku: Provat për të cilat është akuzuar Roshi janë dorëzuar në prokurori. Aktet konfirmojnë faktet që është i padënuar.

    Avokati i Selamit: Vendimi i prokurorisë i gabuar. Prokuroria nuk na ka vendosur në dispozicion asnjë akt për të cilin akuzohet klienti im.

    Selami ka dhënë incide për prokurorinë përmes formularit se ka pasur një ndalim në Itali, por ky hetim rezulton i pavërtetë.

    Në 2007 rezulton që vendimi për Selamin në Itali është pushuar. Pra kemi një prezumim të pafajësisë, pasi nuk ka një vendim të prerë të gjykatës.

    Gjykata italiane e ka pushuar cështjen, Selami është i pafajshëm, masa u la në funksion të një vendim përfundimtar të gjykatës, pasi nuk ka vendim të formës së prerë.

    Kemi të gjitha provat që kemi marrë nga shteti italian.

    Shkëlqim Selami: Prokuroria të sillte të gjitha dokumentet që ne kemi marrë në Itali.

    Vera Shtjefni: A është marrë masa e sigurimit personal.

    Avokati i Selamit: Masa u mor në 1994 për veprën penale organizatë kriminale dhe u shua në 2002. Ka një vendim pushimi, që barazohet me vendimin e pafajësisë.

    Avokati i Dashamir Tahirit, Fatmir Braka: Prokuroria nuk ka bërë hetim të thelluar, për këtë defekt ne kemi ardhur këtu.

    Dashamir Tahiri u thirr në prokuroi për të dhënë shpjegime. U dënua me 9 muaj burgim në Itali për falsifikim të lejes së drejtimit.

    Në rastin e Tahirit veprat nuk përfshihen në fushën e ndalimit të zgjedhjes, nuk bëhet fjalë për arrestim apo dënim.

    Për dënimin në 2009, Tahiri ka marrë në Itali vendimin dhe deklaron se nuk ka pasur asnjë dijeni.

    Tahiri u gjykua në mungesë në Itali, por dënimi u deklarua tërësisht i falur sapo u dha. Vepra për të cilën është dënuar Tahiri nuk përfshihet në veprat e specifikuara si ndaluese.

    Kërkojmë nga KQZ përfundimin e shqyrtimit. Tahiri u pyet vetëm njëherë nga prokuroria, nuk kishte pse të ngutej, pasi nuk ka sjellë vendimin e gjykatës së Ravenës.

    Ne ua vendosim në dispozicion vendimin, kështu kërkojmë që të mos merret parasysh kërkesa e prokurorit.

    U dënua 9 muaj burg dhe 300 euro gjobë, por sipas ligjit italian vendimi u konsiderua i falur dhe rezulton se i akuzuari nuk ka vuajtur burgim, vendimi është i formës së prerë, pasi nuk është ankimuar.

    Denar Biba: Nuk mund të besojmë në përkthimin e personit që e ka siguruar, duhet të ishte prokuroria që të siguronte vendimin dhe përkthimin.

    Anëtarja e KQZ, Edlira Jorgaqi: Ndoshta është rasti për ecurinë e këtij procesi, rrugën që do të duhet të ndjekë KQZ në këtë procedurë, që sot është e para, por mund të vazhdojë.

    Duhet të vendosim, nëse KQZ është certifikues i materialit që vjen nga prokuroria, apo shkon më tej.

    Sipas ligjit KQZ duhet të shqyrtojë, por cdo të thotë shqyrtim, certifikim?

    Në bazë të fjalorit, shqyrtim dmth vlerësim për vendim, por nuk do të thotë certifikon.

    KQZ: Informacioni nga prokuroria është i paplotë, pasi për 2 nga 3 personat e referuar mungon vepra penale për të cilën akuzohen, ndërsa nuk ka sqarim të veprave në ligjin shqiptar.

    Vera Shtjefni: Duhet të verifikojmë të dhënat, KQZ nuk është urdhëruar për një vendim për heqjen e mandatit, por na njoftohet se prokuroria ka arritur në këtë konkluzion.

    Mendoj që të analizojmë cështjet e afatit të ndalimit, që nuk është përcaktuar në ligj, nuk mendoj se roli i KQZ.

    Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi: Nuk mund të marrim vendim pa pasur të gjitha të dhënat për personat e referuar, prandaj kërkoj që prokuroria të na vendosë në dispozicion të gjitha të dhënat për personat e dënuar.

    Anëtari i KQZ, Gëzim Veleshnja: Të ndërpritet mbledhja, të shqyrtohen dokumentet e palëve të interesuara dhe pas dy ditëve të vazhdojmë gjykimin dhe të dalim me vendimin përkatës.

    Anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj: Ne nuk kemi kompetencë.

    Denar Biba: Faktet që na u vunë sot në dijeni nuk ishin në materialin e prokurorisë. Jam i bindur që secili nga kolegët nuk do ti referohet vetëm materialit të prokurorisë.

    Do të kërkojmë kohën e nevojshme për t’u njohur me të gjitha dokumentet.

    Prokuroria duhet të na bënte formale numrin dhe datën e vendimit për të vendosur, pasi do të kenë efekte mbi subjektet.

    Vendimmarrja jonë do të sfidohet në gjykatë, prandaj vendimi ynë duhet të ketë disa referenca.

    Prokuroria nuk jep asgjë më shumë se thotë ‘ka një vendim dënimi’ por nuk ka asgjë më shumë.

    Problemet vijnë edhe për shkak të mënyrës se si është formuluar ligji.

    Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm. Komisioni duhet të jetë i paanshëm