• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Albania Të gjitha

    Debate në samitin në Luksemburg për negociatat: Mund të shtyhet, por të mos vonohet drita jeshile


    Ka nisur që në mëngjes samiti i Luksemburgut ku diskutohet edhe për zgjerimin e BE-së, me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por deri tani duket se ka vetëm diskutime dhe ende nuk është marrë një vendim. Gjasat janë që edhe të shtyhet vendimi në një datë të dytë, menduar për tetorin, siç është përfolur kryesisht nga zyrtarët gjermanë dhe kjo për shkak se Holanda nuk do të nxitojë.

    Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra, por gjithçka mbetet në dorë të vendeve anëtare.

    Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. “Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtuar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor.

    Ndërsa ministri austriak për Evropën, Alexander Schalenberg tha, se “do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t’u kthenim shpinën këtyre dy vendeve. Nuk ka rëndësi data e çeljes së negociatave, rëndësi ka që të ndodhë sa më shpejt dhe sot të arrijmë një vendim paraprak”.E.B

    Image result for Alexander Schallenberg

     

    Komentet e ministrit austriak i ka mbështetur edhe deklarata e ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavera, i cili tha se do të merret një vendim paraprak mbi bazën e asaj që është arritur deri tani dhe do të pritet vendimi i Buddestagut pas përfundimit të verës.

    George Ciamba, ministri rumun për Evropën, të cilët janë edhe organizatorë të takimit pasi Rumania mban presidencën e radhës në BE sqaroi, se deklarata rreth raporteve të progresit do të jetë: “E angazhuar, konstruktive dhe do të përmbajë balancën dhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Evropën”./ Referuar Deutsche Welle/ Tiranapost.al.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690