• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    De Ligt çmend tifozët me një “like”: Do të vijë te ne


    Mjafton pak, shumë pak për të ndezur ëndrrat e tifozëve. Mjafton një klikim i shpejtë mbi një zemër të vogël dhe e ardhmja merr konture të mrekullueshme. Sepse, në fund të fundit, tifozllëku është fe dhe, nëse ke besim, ia vlen të jesh optimist.

    Kështu, tifozët e Manchester United janë praktikisht të sigurt tani se kampioni i Ajax-it, Matthijs de Ligt, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, do të bashkohet shumë shpejt me ekipin e Solskjaer.

    Arsyeja për këtë bindje është e thjeshtë: një like i bërë postimit të Rio Ferdinand në Instagram, në të cilin ish-mbrojtësi i “Djajve” kujtonte triumfin e 2008-ës në Champions League.

    Duke lënë mënjanë zemrat e Instagram-it, klubi anglez është hedhur në sulm për holandezin në ditët e fundit, duke kërcënuar seriozisht Barcelona-n, që dukej se ishte skuadra favorite për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit.

    Pak kohë më parë, De Ligt e ka komentuar me   këto fjalë interesimin e  të mëdhave të futbollit për të: “Nuk kam marrë akoma një vendim, për momentin mendoj vetëm për Ajax-in. Sa vlej? Besoj se do të kushtoj më pak se De Jong (75 milionë euro), mesfushorët vlejnë më shumë se mbrojtësit”./XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690