SPORT

De Laurentis: James kërkon transferimin te Napoli, por Reali po kërkon shumë para

De Laurentis: James kërkon transferimin te Napoli, por Reali po kërkon

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis tha se James Rodriguez i Real Madridit dëshiron të bashkohet me klubin italian, por klubi mbretëror kërkon shumë para.

Kolumbiani raportohet se kërkon të trasnferohet te klubi napolitan, ku në negociata është përfshirë edhe trajneri Carlo Ancelotti, me të cilin bashkëpunoi te madrilenët dhe Bayern Munichu.

“Rodriguez ka dëshirë që të luajë në Napoli, por Reali kërkon shumë”, tha Laurentis për mediat italiane teksa vlera e lojtarit në tregun aktual kap shifrat e 50 milionë eurove.

Futbollisti 27-vjeçar kolumbian u kthye në Madrid pas një huazimi dyvjeçar te kampioni gjerman, ku fitoi dy tituj të Bundesligës.

Ish-mesfushori i Portos dhe Monacos në Madrid kaloi tre sezone dhe fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe një trofeun të La Ligas.

Ndryshe, sezonin e kaluar në fanellën e klubit bavarez luajti njëzet ndeshje dhe shënoi shtatë gola në ët gjitha garat. /XH.K