Sport Te gjitha

De Gea do të bëhet lojtari më i paguar tek Manchester United


Mesfushori Paul Pogba është aktualisht lojtari më i paguar i skuadrës së Manchester United, por francezi mund ta humbasë shpejt këtë “titull”. E përditshmja britanike “The Sun” bën me dije se skuadra e “djajve të kuq” është gati t’i ofrojë një rritje masive rrogës së portierit spanjoll David De Gea, për ta mbajtur përgjithnjë dhe për të hequr çdo iluzion të ekipeve të tjera për ta marrë. Aktualisht, portieri 27-vjeçar paguhet 210 mijë stërlina në javë, por me kontratën e re ai pritet të marrë të njëjtën shumë si Pogba, pra 300 mijë stërlina në javë.

De Gea ka 3 sezone që luan në Premier League, por gjithnjë ai është shënjestruar nga Real Madrid, që kërkon ta rikthejë në Spanjë. Kontrata e portierit me United skadon verën e 2019-ës, ndaj dhe “djajtë” kërkojnë t’ia rinovojnë atë, duke i ofruar të njëjtën rrogë si të Pogba, duke e bërë portierin më të paguar në historinë e klubit. Burime nga klubi konfirmuan se brenda janarit do të nisin bisedimet me portierin, për t’i rinovuar kontratën, duke i besuar aftësivë të tij në portë. Synimi është që De Gea të përfitojë një kontratë 5-vjeçare, deri në vitin 2023. /XH.K

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *