Aktualitet

Davos. Mes bisedave për barazi, 200 punëtorë gati për tekat e bosave

Davos. Mes bisedave për barazi, 200 punëtorë gati për tekat

Davos është një qytet piktoresk në Alpet zvicerane në Graubunden që njihet si vendpushim mjaft popullor, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh relaksuese, mund të argëtohesh edhe me ski për shkak se pozicioni gjeografik është e tillë pasi rrethohet nga malet. Gjithashtu në Davos ka plot resorte luksoze, ku një natë mund të kthehet në parajsë, aq më tepër kur natën mund ta kaloni në të famshmen "Grandhotel Belvedere"...

image

Në Davos mbahet edhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF) çdo vit ku pjesëtarë janë elita politike dhe gjithë përfaqësuesit e biznesit global të cilët kanë mundësi të shijojnë mes luksit, skive, maleve dhe shërbimeve nga resortet më luksoze ku më e famshmja është hoteli me suitat mbresëlënëse Belvedere.

hotel-belvedere

The Guardian ka shkruar një artikull kushturar Forumit të famshëm, ditëve të arta që kalojnë në Davos, partyt e pafundme dhe sekretet mes dyerve të hoteleve, duke marrë shkas se konferenca do mbahet më 2o janar, ditë kur Trump emërohet president i SHBA-ve.

Qindra pastruese dhomash, rojtarë dhe kamerierë kanë fluturuar drejt Davos për tu kujdesur për çdo tekë të udhëheqësve të botës, drejtues biznesi super të pasur që do të zbresin javën e ardhshme në qytetin zviceran të Alpeve për të qenë prezent gjatë Forumit Ekonomik Botëror (WEF) e cila bën kremtimin vjetor të kapitalizmit në gjithë botën.

Belvedere është hoteli-në fokus ku firmosen marrëveshjet më të rëndësishme, duke përfshirë edhe takimet e nivelit të lartë diplomatik, nënshkrimin e marrëveshjeve të biznesit miliarda dollarëshe dhe natyrisht takimet e liderëve më të mirë të partive. Organizatorët e WEF kanë marrë kontrollin e 85% të dhomave të hotelit ku do mirëpriten liderët botërorë, biznesmenë dhe të famshëm, ku këtë vit do jenë edhe personazhe që kanë fituar çmime Grammy si Shakira dhe Jamie Oliver.

Theresa May do të jetë drejtuesja e vetme e anëtarëve të samitit G7 (Kinë) që do marrë pjesë në samitin e këtij viti, e cila përkon në një ditë me inaugurimin e Donald Trump si presidenti i 45-të i Amerikës. Të presim deri atëherë për të parë se ku do shkojë May, te Trump apo tek "Belvedere".

Menaxheri i hotelit më të lakmuar në Davos, “Grandhotel Belvedere”, tha se kishte fluturuar bashkë me 200 anëtarë të stafit për të punuar gjatë tërë kohës për një performancë të shkëlqyer gjatë konferencave të Forumit.

Kleber tha gjithashtu se do të ketë edhe një staf shtesë për tu kujdesur për personalitetet e fuqishëm të botës dhe se nuk do jetë aspak i vështirë akomodimi i tyre.

Përpos përgatitjeve të stafit, ushqimeve pikante, dhe kokteileve të shijshme kthehemi të ana serioze; Një temë kryesore e konferencës së këtij viti do të jetë rritja e pabarazisë, për të cilin Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka paralajmëruar se është problemi më i madh me të cilën përballet bota.

Related image

Forumi ka thënë më herët se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve ka sjellë një kthesë të madhe të zhvillimit të botës e cila mund të quhet me fjalën Deglobalizim dhe për më tepër se ky fenomen ka ndihmuar në largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian dhe ka mundësuar fitoren e Donald Trump.

Deri tani, WEF ka organizuar gjashtë seanca për vizitorët e Davos për të diskutuar për barazinë, duke përfshirë edhe një senancë me titull “Lufta rrit pabarazinë dhe pasigurinë”., e prezantuar nga kryeekonomisti i WEF-it, Jennifer Blanke.

As vetë Kleber nuk i di të gjitha identitetet e të ftuarve për shkak të shqetësimeve për sigurinë.Në vitet e mëparshme Bill Clinton, David Cameron, Ban-ki Moon dhe John Kerry kanë vajtur pa lajmëruar me kërkëse që emri i tyre mos të regjistrohej kurkund në listë. Kleber tha se gjithmonë në hotelin që ai menaxhon vijnë njerëz të mëdhenj, të fuqishëm e të famshëm ose bosët e biznesit të madh.

Vitin e kaluar, një kompani teknologjike e njohur si Silicon Valley thuhet se pagoi £ 6,000 për një takim të shkurtër me presidentin e Estonisë në një dhomë tw improvizuar si dhomw e bagazheve edhe pse Kleber thotë se nuk i lejohet të flasë më shumë seç duhet.

Vitin e kaluar, David Cameron është fotografuar gjatë një pikniku Leonardo DiCaprion dhe Kevin Spacey, në një festë luksoze të organizuar nga Jack Ma, themeluesi i rrjetit të internetit Alibaba dhe me njeriun më të pasur të Kinës me $ 34.5bn (£ 28.5bn) pasuri. Edhe Tonny Blair i është bashkuar grupit për të hequr pak mendjen nga streset e punës.

Të pasurit dhe të fuqishmit e Davos:

Christine Legarde, Drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar do jetë pjesë e tre paneleve të konferencave duke përfshirë “Nënshtrimi dhe Intosja”, “Si të rregullojme krizën e shtresave të mesme” dhe “Stereotipet dhe sfida për të luftuar pabarazinë gjinore”.

Legarde do të jetë folësja kryesore në të gjitha sfidat më të gjera me të cilat po përballet sot ekonomia,.

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May do jetë në Davos për herë të parë këtë vit. May nuk është regjistruar të jetë në çdo panel dhe nuk është publikuar akoma arsyeja e vërtetë. David Cameron në fjalimin e tij në Davos foli për Britaninë duke thënë se Britania nuk do largohej nga BE-ja.

Shakira, këngëtarja e cila ka marrë çmime Grammy do jetë në Davos për rolin e saj si ambasadore globale për Unicefin. Ajo vijon në gjurmët e të famshmëve si Leonardo DiCaprio, Will.im të cilët kanë folur për të promovuar interesat e tyre bamirëse. Shakira gjithashtu do japë kontributin e saj për tu siguruar arsim për fëmijët e varfër.

Matt Damon është aktori i cili do flaës për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të siguruar ujë të pastër në vendet të varfëra, pasi ai ka themeluar qendrën e bamirësisë Water.Com.

Xi Jinping do të udhëheqë në delegacionin me 80 drejtues të biznesëve dhe miliarderëve të Davos. Ai është presidenti i parë kinez që do marë pjesë në WEF dhe vizita e tij tregon se Kina ka dëshirë të marrë rolin e udhëheqësit global.

Sheryl Sandberg, zyrtari më i lartë operativ i Facebook, i cili ka grumbulluar një pasuri $ 1.3bn nga rrjeti social sipas Forbes, që do të flasë për temën se si liderët më të vjetër të botës mund të shfrytëzojnë optimizmin e të rinjve. Paneli gjithashtu përfshin: Meg Whitman, CEO i Hewlett Packard; aktori Forest Whitaker, dhe Juan Manuel Santos, presidenti i Kolumbisë.

Martin Sorrell- Bosi më i paguar Britanisë i cili ka mbledhur 70.5 milion paund nga kompania e tij e reklamave WPP - do të flasë në një panel të titulluar "Çështje të mëdha": E ardhmja biznesit". Ata do të diskutojë se si "më pak se 10% e ndërmarrjeve publike në botë përbëjnë 80% të të gjitha fitimeve.

Schmidt, 61 vjeç, është njeriu i 36 më i pasur në botë me një pasuri $ 11bn, sipas Forbes.

Jack Ma- Themeluesi i grupit Chinese internet Alibaba është njeriu më i pasur i Kinës me një pasuri $ 34.5bn, sipas indeksit të miliarderëve "Bloomberg". Vitin e kaluar ai organizoi një party ku ishin harbuar David Cameron, Bono, Leonardo DiCaprio dhe Kevin Spacey nën shoqërinë e disa bukurosheve të huaja.

Jamie Oliver: Oliver ka pasuri me vlerë 400 milion $ sipas listës Sunday Times i cili kohët e fundit u detyrua për të mbyllur gjashtë nga restorantet e tij italiane, pas vështirësive të tregut britanik dhe "presioneve të panjohura" pas Brexit.

Khalid al-Falih-Ministri i energjisë së Arabinë Saudite do kërkojë të jetë zëri kryesor i OPEC-ut, pasi vendet prodhuese të naftës, kohët e fundit ranë dakord për të ulur prodhimin. Al-Falih, i cili është edhe kryetar i naftës dhe gazit të shtetit gjigand të Arabisë, Aramco, është vënë në krye të fokusit sepse ka thënë se do të çojë Arabinë Saudite në vendin më vizionar në botë në 2030-tën.

Personazhet shqiptarë që kanë marrë pjesë në WEF:

Sali Berisha, ish kryeministri ka qenë në WEF në Davos në vitin 2009, ka folur për etikën dhe rëndësinë e rregullave të reja në politikë në kohën kur ishte Kryeministër.

Image result for Sali berisha ne Davos