• Shqip
  • English
  • E hënë, 15 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    David Luiz: Burnley nuk erdhi të luante futboll


    Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka shpërthyer në kritika në drejtim të skuadrës së Burnleyt pas ndeshjes së të dielës mbrëma.

    Barazimi 2-2 ndaj në Stamford Bridge nuk është pritur mirë nga lojtarët e Bluve, të cilët duan të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

    Futbollisti brazilian ishte ndër më të acaruarit, teksa e akuzoi kundërshtarin duke thënë se luajti anti-futboll, sidomos për shkak të vonesave të shumta të lojës nga ana e lojtarëve të mysafirë.

    “Ky është anti-futboll. Vonuan lojën gjatë gjithë takimit dhe vetëm rrëzoheshin e ndalonin ndeshjen”.

    “Të 11 lojtarët ishin brenda zonës së rreptësisë. Është e vështirë të shënosh ndaj një skuadre të tillë. Ata kishin vetëm dy shanse dhe i shënuan. Nuk kishin ardhur për të luajtur futboll”, ka thënë Luiz.

    Me këtë barazim Chelsea ka mbetur në pozitën e katërt në renditje dhe ende mbetet në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /XH.K