Aktualitet

David Letterman dhe mjekra e tij e famshme rikthehen jo në televizion, por online

David Letterman po përgatitet t’i rikthehet televizionit pas largimit të tij si prezantues i ‘Late Show’ në vitin 2015, por në një dimension tjetër: atë online. Atë do ta shohim së shpejti në Netflix (rrjet shërbimesh telvizive në internet) në një show të ri. Mesa duket prezantuesi ikonë i 'Late Show' do ta mbyllë karrierën në mediat e reja. Çdo episod i një serie (që do të zhvillohet në gjashtë episode vitin e ardhshëm) do të jetë në formën e një interviste të gjatë mes Letterman dhe një të ftuari.

Komediani dhe prezantuesi tha në një bisedë telefonike për New York Times se kur u largua nga ‘Late Show’ , të gjithë e pyetën “Çfarë dëshiron të bësh?” dhe përgigjia e tij ishte “Bëra pikërisht atë që dëshiroja të bëja.”

Mandatory Credit: Photo by Joe Russo/Variety/REX/Shutterstock (5691513fw) David Letterman Peabody Awards, Press Room, New York, America - 21 May 2016

David Letterman i cili fitoi çmimin Mark Twain për humorin amerikan në maj të këtij viti, është shprehur gjithashtu për show-n e tij të ardhshëm, i cili ende nuk ka një titull se “është pikërisht ajo që doja në këtë fazë të jetës sime”.

Në përvojën e tij 33-vieçare në prezantimin e “Late night show”, 70-vjeçari e çoi këtë format përtej kufijve të paraardhësve të tij si Johny Carson, gjeniali i ‘The Tonigh Shoë’.

“Unë s’mund të pushoj së foluri, kështu që nuk ka limit kohe”, ka shpjeguar ai formati ne ri. “Unë mund t’u flas njerëzve në vesh derisa të njoftojnë policinë. Si në shumë gjëra të tjera, unë vij nga pozita e injorancës, kështu që pusi i pyetjeve të mia është i pafund. Më qëndron shumë mirë kjo uniformë”

Ai është shprehur gjithashtu i bindur se do të mbajë mjekrën në seritë e tij për Netflix.

“Mes jush dhe meje, mjekra duhet të mbulojë kirurgjinë e bezdisshme plastike”, tha ai. “Mjekra duhet ta mbaj, përndryshe do të trembeshin fëmijët.”

[caption id="attachment_100254" align="aligncenter" width="613"]let2 Para dhe pas mjekres[/caption]

Pershtati O.Zh/Tiranapost.al/