Showbiz

David Beckham nuk bie nga froni. Sërish më i pasuri i vendit në Instagram

David Beckham nuk bie nga froni. Sërish më i pasuri i vendit në

David Beckham është për të dytin vit radhazi njeriu më i paguar në Britani, për reklamat që shpërndan në Instagram.

Zërat lart e poshtë thonë se vetëm një foto reklame e postuar prej tij kushton jo më pak se 280 mijë paund.

Në 2019-ën që po lëmë pas ka shpërndarë 30 reklama që po të hapim makinën llogaritëse i bie 8.6 milionë paund në vit.

Ndërsa në nivel botëror, ai zë vendin e 17-të që sërish nuk është keq. E para është Kylie Jenner që merr 1 milion dollarë për një postim.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.