Showbiz

Dashuria për muzikën nuk njeh moshë, 108-vjeçarja polake luan në piano

Dashuria për muzikën nuk njeh moshë, 108-vjeçarja polake

Wanda Zarzycka, 108-vjeçare, hap pianon e saj, dhe thjesht fillon të luajë në të. Pavarësisht moshës dhe pavarësisht sfidave të mëdha që ka kaluar, ajo vazhdon të luajë në piano.

Në moshën 80-vjeçare Zarzycka theu të dyja duart e saj, ndërkohë që mjekët i komunikuan se s`do të mund të luante dot më kurrë në piano. Por, ajo arriti të thyejë çdo pritshmëri të mjekëve. Zarzycka është ndër banoret më të vjetra në Poloni, e gjithashtu ndër më të talentuarat. Ajo është një ish-balerinë, e cila u dashurua me muzikën që në fëmijërinë e saj.

Pas luftës së dytë botërore ndërkohë, ajo u detyrua që të mos luante më në piano. Piano të cilën ajo vazhdon të luajë edhe sot është blerë në vitin 1944 në Krakow, 5 vite pasi familja e saj ishte larguar nga qyteti i lindjes, Lviv, në perëndim të Ukrainës së sotme, por që asokohe ishte një qytet polak, i pushtuar nga ushtria sovjetike.

Tashmë që ka kaluar 1 shekull jetë, Zarzycka duket se gëzon shëndet mjaft të mirë, ndërkohë që gëzon gjithashtu të njëjtën devotshmëri ndaj muzikës dhe Zotit, si më parë. /Tiranapost.al/