Aktualitet

Dashuria nuk ka peshore dhe madje e kolme duket edhe më e besueshme

Një djalë i quajtur Robbie Tripp përmes një shkrimi në Instagram u ka dhënë një mësim të mirë të gjithë meshkujve dhe duhet thënë se ka fituar përkrahjen e shumë grave me këtë deklaratë.

Meshkujt në përgjithësi preferojnë të kenë përkrah një femër të pashme që pse jo edhe të mburren me të.

Por meshkuj të dashur lexoni pak letrën e këtij burri, sepse me siguri edhe ju do i deklaroni të dashurës suaj se e doni ashtu siç është, me kilogram më shumë apo më pak.

Robbie ka postuar një foto të tijën dhe të dashurës së tij “të mbushur” duke u përqafuar në bregdet dhe në përshkrimin e saj ai shkruan kështu:

“E dashuroj këtë grua dhe trupin e saj të mbushur. Si një adoleshent, tallesha shpeshherë nga miqtë e mi sepse më pëlqenin shumë vajzat e mbushura apo të shkurtra, që dikush i quante “topoloke” apo madje edhe “të shëndosha”. Më vonë kur unë u rrita dhe u bërra burrë dhe fillova ta edukoja veten time me feminizmin dhe se si media marxhinalizon gratë duke portretizuar një standart shumë specifik të bukurisë femërore , kuptova se sa burra janë mashtruar nga kjo gjë. Për mua nuk ka asgjë më seksi se kjo grua në foto, kofshë të trasha, të pasme të mëdha, ekëndshme nga të gjitha anët etj. Format dhe përmasat e saj dnoshta nuk do të ishin të duhurat për kopertinën e “Cosmopolitan”, por janë të duhurat në jetën dhe në zemrën time.

Nuk ka gjë më seksi për mua se një grua që është njëkohësisht e mbushur dhe ka besim në vetvete; kjo grua e mrekullueshme me të cilën unë jam martuar e mbush çdo inch të xhinseve të saj dhe vazhdon të mbetet më e bukura.

Djema mendojeni edhe njëherë atë çfarë shoqëria ju ka thënë se duhet të dëshironi. Një grua e vërtetë nuk është një pornostar , një manekin bikinish apo personazh filmi. Ajo është reale. Ka strija të bukura në ije dhe gropëza të vogla të lezetshme në të pasme.

Vajza, kurrë mos e mashtroni veten duke menduar se duhet të ushtroheni apo të keni forma të caktuara që të tjerët t’u duan dhe vlerësojnë. Aty jashtë do të jetë një djalë që do t’ju dojë pikërisht për atë që jeni, dikush që do t’ju dashurojë siç dua unë Sarën.”/ Copyright Tiranapost.al

rob