BotëTe gjitha

Dashuri në të fohtë. Kim Jong-un kënaqet me mikëpritjen e Jugut


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka lavdëruar “klimën e ngrohtë të pajtimit dhe dialogut” pasi delegacioni i tij u kthye pas një vizite tre-ditore në Korenë e Jugut, ku po mbahet Olimpiada Dimërore. Nuk ndodh shpesh të shohësh liderin si ndër më të diskutuarit në botë për ashpërsinë dhe synimet për të zhvilluar armë bërthamore të thotë fjalë të mira. Por sipas mediave ai u shpreh se ndihej i kënaqur nga pëprjekjet e sinqerta të Seulit, për një pritje sa më të denjë për të deleguarit e tij.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë me rezultate të mira me klimën e ngrohtë të pajtimit dhe dialogut të krijuar nga dëshira e fortë dhe vullneti i përbashkët i Veriut dhe Jugut gjatë kësaj Olimpiade “, citohet të ketë thënë Kim nga The Guardian. Megjithatë nuk u fol për ofertën e presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in për të zhvilluar së më shpejt një samit, kërkesë adresuar të motrës së Kim, Yo-jong e cila është pjesë e delegacionit të Koresë së Veriut.

Përgjigja e mbetur peng sinjalizon se ndoshta nuk do të ketë samit. Kjo ndoshta për shkak se Koreja e Jugut ka aleat të fortë Amerikën. Gjithashtu Uashingtoni nuk e mbështet Veriun që e akuzon për një regjim izolues. Bisedat për Samitin ndër-korean, i cili do ishte i pari që nga viti i kaluar, do vinte pas muajsh tensionesh midis Phenianit, Seulit dhe Uashingtonit dhe e gjitha mbi programet bërthamore dhe raketore që do të zhvillojë Koreja e Veriut. Tiranapost.al E.B

Image result for Kim Jong-un praises 'sincere, impressive' South Korea