Aktualitet

I dashur babagjysh... Dëshirat e fëmijëve të personazheve të njohur

“I dashur babagjysh...” kështu niste çdo letër. Disa prej personazheve të njohur të televizionit, pranuan t`i ndanin me ne, letrat që fëmijët e tyre i dërguan babagjyshit. Alana e Rudina Xhungës e kishte shkruar që në fillim të muajit dhjetor. Rudina na dërgoi dy letra, të Alanës dhe kushërirës së saj, Emit. Të dyja vajzat kishin të njëjtën dëshirë, donin nga një poni. Emi e ka shkruar, kurse Alana edhe e ka pikturuar se kishte merak mos babagjyshi nuk e kuptonte se mbase nuk flet shqip. Kaq e vogël dhe e ka kuptuar se piktura është universale.

[caption id="attachment_153188" align="aligncenter" width="566"](Letra e Alanës dhe Emit)[/caption]

“Babagjysh, Për Vitin e Ri unë dua një komplet vizatimi, një Nert dhe po qe e mundur një lojë me 4 lojtarë. Të falenderoj shumë!”, shkruan Hermes, djali i Romirit dhe Suelës në letrën e tij. Pasi i ka kërkuar kompletin e vizatimit, ka vendosur edhe dëshirën e dytë, më pak të rëndësishme se e para.

[caption id="attachment_153191" align="aligncenter" width="918"](Letra e Hermesit)[/caption]

Mia, vajza e Flor Agalliut, ia ka bërë të qartë që në fillim babagjyshit që është sjellë shumë mirë. Me bojë të kuqe i ka renditur pastaj dëshirat e saj. Si brezi i rritur mes teknologjisë, dëshira i parë ishte një celular, që me siguri babagjyshi s`do ia plotësojë. Pastaj dëshirat vazhdojnë me lojëra dhe rroba. Ah moj Mia, do të duhet akoma të luash nga telefoni i mamit ose babit. Sa të rritesh edhe pak.

[caption id="attachment_153189" align="aligncenter" width="514"](Letra e Mias)[/caption]

Ian, ia bëri letrën me drita zbukurimi e me pemë. Në fillim u prezantua, pastaj i tregoi se sa mirë ishte sjellë dhe në fund i kërkoi dhuratën. I kërkoi një spiderman, që në fakt s`e donte vetëm për veten. Julka na tregoi se i kishin blerë një lodër, por që s`mund të luantë ngaqë qan vëllai i vogël. Kështu që kërkoi spidermanin në mënyrë që të kishin dy lodra të reja dhe të luanin të dy. Fiks çun praktik.

[caption id="attachment_153190" align="aligncenter" width="720"](Letra e Ian)[/caption]

[caption id="attachment_153194" align="aligncenter" width="516"](Ian duke shkruar letrën, foto nga Instastory)[/caption]

Edhe fëmijët e Marçela Latit dhe Mand Pezës i bënë letrat e babagjyshit. Djali, Jon, kërkoi një qen, kërkoi që macet t`i mbanin te shtëpia dhe disa lodra, deri këtu bashkohej me kërkesat e të motrës. Ama Kaltra ç`nuk kërkoi. Do ta lodhë babagjyshi. Kërkoi dhurata, por kërkoi edhe gjëra jo materiale. Kaltra, si më e rritur iu lut babagjyshit ta ndihmonte që ajo të bënte sparkatën në balet, të ketë flokë më të gjatë, t`i bjerë pianos, e dëshira të ngjashme me këto. E meqë po pret kaq shumë gjëra, uroi në fund të letrës që babagjyshi të mos sëmuret. Sa punë do ketë babagjyshi këto ditë. Ia qajmë hallin.

[caption id="attachment_153195" align="aligncenter" width="836"](Letra e Jon)[/caption]

[caption id="attachment_153197" align="aligncenter" width="856"](Letra e Kaltrës)[/caption]

Ndalohet ribotimi pa leje!

Nga: Fabjola Hije/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]