• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Darkë Iftari nga Ruçi: Muaji i Ramazanit, një mundësi për të tejkaluar armiqësitë


    Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shtruar darkën e Iftarit për besimtarët myslimanë. Në këtë darkë ishin të ftuar Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, deputet dhe gazetarë. Në fjalën e tij, Ruçi shprehet se muaji i Shenjtë i Ramazanit është në mundësi për të bërë sakrifica.

    “Gjatë këtij muaji të bekuar myslimanët shqiptarë, si një miliard e gjysmë myslimanë të globit, gëzohen, kremtojnë e bëjnë sakrificë. Por gëzimit të tyre u bashkohen edhe shumë shqiptarë, të besimeve të tjera. 

    Të tillë jemi ne, që ngjarjet e rëndësishme fetare i ndajmë me njeri-tjetrin dhe kështu gëzimi që sjellin ato shtohet. Kombi shqiptar, i vogël në numër, por i madh për nga historia, trashëgimia, sakrificat, aspiratat dhe besimi në të ardhmen është i bashkuar rreth besimeve dhe ka ndërtuar e ndërton përditë paqen e mirëkuptimin midis tyre.

    Cilido qoftë besimi ynë, ne jemi të gjithë një familje. E them me bindje të plotë se mirëkuptimi fetar është modeli më solid që shërben si arkitekturë e ndërtimit të një shoqërie me kohezion, barazi e drejtësi shoqërore dhe prej të cilit të gjithë kemi ç’të mësojmë.

     Është momenti ideal në historinë dhe në jetën tonë që provon sesi liria prodhon dashuri, solidaritet, përdëllim e përkushtim për tjetrin, fqinjin, të ndryshmin, të pafuqishmin, nevojtarin. Muaji i Ramazanit është një mundësi që tregon se ne, njerëzit, jo vetëm bëjmë sakrifica me vetëdisiplinë e durim, por edhe tejkalojmë kufizimet tona, paragjykimet, armiqësitë, paditurinë dhe padrejtësinë.

    I kapërcejmë këto kufizime jo vetëm me fjalë, por me veprime që tregojnë shpirtin tonë të madh, zemrën tonë të gjerë, mendjen tonë të ndriçuar dhe vlerat tona të spikatura”, u shpreh Ruçi.