• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Darka me aragosta dhe shpenzime për shtëpinë! Ministri i Mjedisit në Francë largohet nga detyra 


    Ministri i Mjedisit në francë, François de Rugy është dorëhequr nga detyra, për shkak të një skandali të publikuar, ku tregohej se si ai shpenzonte para për darka private dhe rinovime të kushtueshme të shtëpisë së tij me paratë e shtetit.

    Ai u dorëhoq mbrëmjen e djeshme, dhe në një postim në Facebook, njoftoi se i kishte paraqitur letrën kryeministrit Edouard Philippe, me pretendimin se do fokusohet tek akuzat dhe provat që e bëjnë atë fajtor.

    Image result for François de Rugy

    Por zëvendësimi i tij ndodhi shumë shpejt, presidenti Macron pak orë pas dorëheqjes së tij, njoftoi se një grua, ministrja e transportit Elisabeth Borne do të zëvendësojë de Rugy në postin e ministres së Mjedisit.

    Image result for Élisabeth Borne

    Ky skandal nuk i shërben aspak presidentit Macron i cili prej muajsh përballet me jelek-verdhët në protestë. / France 24/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for François de Rugy