• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Darka acaruese e Michelle Obama-s, që përfundoi me unazën në fund


    Michelle e tregoi historinë e propozimit që Barack i bëri 26 vite më parë dhe s`paska qenë aq romantike sa duhej, ose më mirë të themi, nuk nisi si e tillë.

    Ata ndodheshin në një restorant në Chicago për të festuar marrjen e një provimi të Barack ndërkohë që ai nisi një diskutim mbi martesën. Të dy kishin pikëpamje të ndryshme dhe nisi lufta.

    “Supozohej të ishte një natë festive, por u shndërrua në natë lufte. Isha shumë e acaruar. Unë jam avokate dhe kisha argumentet e mia”, tha Michelle.

    Po kjo situatë do merrte të tjera ngjyra pak minuta më vonë.

    “Në mes të debatit, erdhi kamerieri dhe solli një pjatë, në kutinë e së cilës kishte një unazë. Në mes të zënkës unë bëra mënjeherë: Ua, ua. Ai hapi kutinë dhe më tha: Tani, kjo do të ta mbyllë gojën”, tregoi ajo.

    Michelle e tregoi historinë në intervistën e saj për The Late Shoë për promovimin e librit të saj “Becoming”.

    Këtu mund të shikoni videon e rrëfimit

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.