Aktualitet Politikë Te gjitha

Danimarka ndërron mendje: “Po” për Shqipërinë! Holanda dhe Franca ende nuk kanë vendosur


Esencë editori/ Gazetarja e Brukselit Erisa Zykja raportoi sot për televizionin e saj se situata më e fundit për negociatat është kjo:

 

 Erisa Zykja: “ Formulim i deri tanishëm është përgjithësisht pozitiv, por vendet anëtare duhet që të binden plotësisht. Franca është kundër zgjerimit, pasi duhen të bëhen reforma të brendshme në qeveri. Vendet skpetike si Franca, Gjermania, Holanda, nuk e kanë fshehur qëndrimin e tyre , pasi nuk janë parë ende frytet e reformës në drejtësi, krimi i organizuar nuk është luftuar siç duhet, ose arrestimi i figurave të larta ‘peshqit e mëdhenj’, nuk ka ndodhur. E njëjta gjë është edhe për Maqedoninë

Danimarka ka bërë një hap pas duke deklaruar se ndoshta Shqipëria dhe Maqedonia mund ta meritojnë çeljen negociatave. Ka vende të tjera që ende nuk e kanë dhënë vendimin e tyre, dhe pritet që ky formulim të ndryshojë”.

Lajmi është zbardhur nga Fax News dhe u postua nga Anxhela Celibash