SPORT

Dani Alves lojtari më i ri i PSG

Përtej thashethemeve mediatike, Dani Alves nuk i është bashkuar Mancehster United, por ka zgjedhur kryeqytetin francez dhe ekipin e PSG për të vazhduar karrierën e tij.

34-vjeçari ka vendosur të largohet nga Torino vetëm 1 vit pas bashkimit të tij me Juventus dhe ka shkuar me parametra zero në ekipin Parizien. Ish lojtari i Barcelonës ka fituar tre herë Champions League me katalansit, 6 herë La Liga.

Me PSG ai ka firmosur një kontratë deri në verën e 2019 dhe në konferencën e tij të parë si lojtar i PSG ai është shprehur ekstremisht i lumtur për lëvizjen e tij. “Përgjatë viteve të fundit kam dëshmuar rritjen e këtij ekipi dhe sesi ai është shndërruar në një nga fuqitë e Europës. Jam shumë i emocionuar që do t’i bashkohem këtij projekti të madh. Në çdo ekip ku kam luajtur, gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën për të ndihmuar ekipin tim për të shkuar sa më larg është e mundur. Më besoni, kam ardhur në Paris për të fituar trofe. Jam i vetëdijshëm për ambicien e ekipit tim të ri dhe pritshmëritë e shumë tifozëve kudo nëpër botë. Jam i sigurt se do të ndajmë momente të shkëlqyera”.- është shprehur Alves. K.H/ tiranapost.al