Politikë

Damian Gjiknuri për përgjimin e tij: Akuzohem për metaforat e mia, çunat problematikë s’kryen asnjë akt dhune

Damian Gjiknuri për përgjimin e tij: Akuzohem për metaforat e

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i ftuar në studion e “News 24” foli lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” dhe deklaratën e tij se për hir të Reformës Zgjedhore është gati të largohet nga ajo tryezë.

A duhet të largoheshit nga posti i kryetarit të Reformës Zgjedhore kur dolët në përgjime?

Gjiknuri: Dalja në përgjime nuk është krim. E para ai përgjim është bërë nga një prokurori e paligjshme, nuk i takojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Aty s’ka asgjë të paligjshme nga ana ime, duke përdorur metaforat e mia, ajo është analizë letrare dhe jo fakt.

Përderisa ofroheni të jepni dorëheqjen nga tryeza e Reformës Zgjedhore?

Gjiknuri: Me këtë standard që duan të themelojnë ata, unë mund të them që nuk mund të pranoj të ulem me Bashën se ka qenë i akuzuar se ka vrarë në 21 janar. Atëherë as presidenti s’duhet të jetë aty. Më thoni një figurë te lartë në politikë që nuk është akuzuar dhe i bie që nga akuzat mos të bashkëpunojmë e mos ulemi me njëri-tjetrin. Në politikë të gjithë jemi të paktën të akuzuar një herë. Në Dibër fitova garën dhe biseda ime me Ymer Lalën ishte pasi kishin mbaruar zgjedhjet.

Përmendnit çunat problematikë në atë përgjim...

Gjiknuri: Çunat problematikë nuk kryen asnjë akt dhunë në Dibër. Ymer lala është njeri i lirë, ka të bijën deputete. S’di pse s’duhet të flisja me të. Ne rrugaçëve të PD-së s’do ua linim komisionerët tanë në dorë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/damian-gjiknuri-per-hir-te-reformes-jam-gati-te-ik-une-edhe-pse/