• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Damian Gjiknuri: Ka kohë që nuk qeverisim vendin për shkak të disave qe nuk merren vesh


    Pavarësisht zgjedhjeve të 30 qershorit, Damian Gjiknuri shprehet se kriza politike do të vazhdojë deri sa palët të ulen dhe të dialogojnë për t’i dhënë një zgjidhje.

    “Në 30 qershor zgjedhje do të ketë, mund të ketë dhe incidente të vogla dhe probleme. 30 qershori do të sanksionojë që asnjë president nuk do të tentojë të bëjë akte të tilla dhe të kthehet në aktor politikë. 30-ta do të shërbejë si një mësim i mirë dhe për ata njerëz që kërkonin të impononin me dhunë. Nga ana tjetër data 30 do të kalojë dhe vendi prapë ka pikëpyetje.

    Klasa politike duhet të gjejë një zgjedhje politike për këtë krizë që ka zënë vendin. Problemi i tyre s’do zgjidhjet me datën 30. Është momenti që fati i shqiptarëve që varet nga pak njerëz të bëhet realitet, t’u japim një të ardhme shqiptarëve duke i zgjidhur këtë krizë. 30 qershori është diçka që do të vendosë gjykimin për veprimet e gabuara, vendi kërkon perspektivë dhe PD e ka thënë që jemi të hapur për dialog”, tha Damian Gjiknuri./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690