Aktualitet

"Dallgë" kuqezi në Tiranë, Rama e nis mitingun me himnin dhe një ndjesë

Një shesh i tejmbushur me simpatizantë socialistë, me flamuj kuqezi në duar, dhe me bluzat mavi me mbishkrimin “Shqipëria që duam”.

Ky është mitingu përmbyllës i PS-së në Tiranë, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, dhe ku ishin të pranishëm mijëra qytetarë.

Atmosfera u ndez kur fjalën e mori Kryeministri Edi Rama. Ai ka zgjedhur që përpara të mbaje fjalën, të dëgjohet himni kombëtar.

Sapo rimori fjalën, kryeministri Rama u duk se po sforcohej, për shkak të zërit, prandaj e pa të udhës të kërkonte ndjesë

“Ju kërkon ndjesë për zërin, do mundohem të drejtoj disa fjalë duke u kujtuar se 4 vjet më parë kemi qënë këtu në këtë shesh kur morëm mandatin dhe pastaj shkuam të marrim detyrën 44 muaj më parë, gjetëm përpara një mal të fshehur me borxhe. “ tha Rama E.C/ Copyright Tiranapost.al