• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Dalin në gjyq 3 të rinjtë që tentuan të fusnin me dron drogë dhe celularë në burg


    Tre të rinjtë që tentuan të fusnin drogë dhe telefona me dron në ambientet e burgut të Shën Kollit u përballën sot me togat e zeza.

    Gjykata e Lezhës vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarët Xhefri Lumaj dhe Mentadent Veica, ndërsa për 25-vjeçarin Xhulio Kola “arrest shtëpie”.

    Ngjarja u shënua dy ditë më parë, kur të arrestuarit tentuan të fusin 7 pako me lëndë narkotike, si dhe tre telefona celularë në burg, por punonjësit e policisë e pikasën dronin dhe e bllokuan.

    Të rinjtë u pikasën në një makinë 1 kilometër larg burgut, ndërsa iu gjet edhe telekomanda e dronit./ Tiranapost.al

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]