• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Dalin fotot, kush është biznesmeni turk jahti i të cilit u gjet i braktisur në Shëngjin


    Vijon të mbetet mister zhdukja e biznesmenit turk Sevgin Yavuz, jahti i të cilit u gjet i braktisur rreth 12 milje larg portit të Shëngjinit nga disa peshkatarë.

    31-vjeçari ishte nisur ditë më parë nga Tivari në Malin e Zi për të përshkuar detin Adriatik.

    Policia Kufitare gjeti pasaportën dhe dokumentacionin e tij për pronësinë e jahtit luksoz. Që prej ditës së djeshme, autoritetet shqiptare nuk kanë dijeni për zhdukjen e mistershme të biznesmenit Yavuz.

    Deri më tani nuk ka një pistë konkrete për të zbardhur ngjarjen, por nga ana tjetër, ka aludime se ai mund të jetë marrë peng ose mund të jetë eliminuar.

    Tjetër dyshim është se mund të bëhet fjalë për një aksident, pasi biznesmeni mund të jetë futur në det per t’u larë dhe mjeti lundrues mund të jetë larguar prek tij. /Tiranapost.al/

    Foto/ Gjendet i braktisur në Shëngjin jahti i biznesmenit të njohur turk. Mister se ç’mund të ketë ndodhur me 31 vjeçarin

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690