Aktualitet

Dalin datat e provimit për licencën për mësuesit e rinj

Dalin datat e provimit për licencën për mësuesit e rinj

Pas dy ditësh, 22 tetor, do të fillojë testimi për mësuesit e rinj të sezonit XIV të provimeve të shtetit. Provimet do të zgjasin një muaj, përgjatë të cilit do futen në probim mijëra mësues nga profile të ndryshme. Qendra e Shërbimeve Arsimore publikon njoftimin, së bashku me datat përkatëse të çdo profile.

E ndërkohë që presin datën për provimin, mësuesit mund të praktikohen me aplikacionin e provimeve të shtetit, duke lexuar pyetje nga teza që do të zgjidhet rastësisht nga kompjuteri. Provimi nuk do të ketë ndryshim nga sezonet e kaluara. Pyetjet janë të gjitha me alternativa dhe për të kaluar duhet të jesh përgjigjur saktë gjysmës së pyetjeve, pra të kesh zgjedhur alternativën e saktë.

Nëse nuk e kalon ke mundësi të tentosh sërish, por duke paguar një tarifë që rritet me 2500 lekë për çdo herë që futesh në test.  Vitin e kaluar, qeveria hoqi kufizimin deri në 5 herë për provimin e shtetit. Më të shumtët në numër, mësuesit e arsimit fillor dhe ata të Gjuhës shqipe e Letërsisë do të jenë të parët që do të testohen përgjatë dy javëve të para të sezonit XIV të provimeve të shtetit, që do të mbyllet në fundin e nëntorit me mësuesit e rinj të Fizikës dhe shkencave sociale. Pa licencën, ata nuk ushtrojnë dot profesionin për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare.

Kandidatët duhet të paraqitën 30 minuta para për provimin, ndërkohë që nuk duhet të harrojnë kartën ID, dokumentin që vërteton pagesën e tarifës dhe diplomat e të dy cikleve.

Nëse nuk ke diplomën e masterit, duhet një vërtetim notash dhe një cetifikatë për njohjen e gjuhës së huaj.

Kandidatët që kanë paguar dhe nuk kalojnë provimin, paratë nuk mund ti marrin mbrapsht. Edhe në rastet kur kandidati shkon me vonesë apo nuk paraqitet në provim./ Tiranapost.al. E.B

gjuhe