• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Daja shkon në Zagreb dhe zhgënjen korçarët: Dinamo është shumë i fortë


    Në fillim u tha se Dinamo e Zagrebit nuk është ajo e dy viteve më parë, por tashmë trajneri Ilir Daja duket se i zhgënjeu të gjithë. I sapo kthyer nga Zagrebi ku ndoqi ndeshjen mes Dinamos dhe Hajduk Split, Daja tha se Dinamo ishte një ekip shumë i fortë dhe Skënderbeu do ta ketë mjaft të vështirë. Në derbin e madh Dinamo fitoi 3-1 me dy gola në minutën e 78 dhe 80.

    “Nuk do të ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë: janë një ekip shumë i forté, me shumë kualitete, me lojtarë të rinj të rritur në shkollën e Dinamos dhe me traditë në futboll. Nuk do të futemi në lojë të dorëzuar, sepse në futboll shanset ekzistojnë, pavarësisht se kundeërshtarët janë favoritë. Ne do të bëjmë të pamundurën, që me suportin e tifozëve korçarë, por edhe të gjithë shqiptarëve, të jemi ne që të vazhdojmë më tej, pavarësisht se niveli i vështirësisë është në një shkallë shumë herë më të lartë se në herët e tjera”, ka thënë Ilir Daja në një intervistë për SuperSport nga Aeroporti “Nënë Tereza”.

    Nëse do të hyjmë në fushë me mendimin se Dinamo nuk është më skuadra e dy vjetëve më parë do të bëjmë një gabim më të madh. Në një moment kur ndeshja ishte e barabartë, me rezultat dhe me elementë të lojës, në kohën kur Hajduku nuk ishte i përqendruar, pësoi dy gola shumë të shpejt. Këto ekipe lëvizin pak: Mund të ndryshojnë emrat, por prurjet i kanë shumë të mira. Dhe e dyta, ne nuk duhet të hyjmë në fushë me këtë mendim, por që të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të luajmë si grup, për të shfrytëzuar ato dobësi që ne do t’i analizojmë bashkë me ekipin”, është shprehur tekniku i korçarëve./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post