• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Art & Kulturë Të gjitha

    Daja rrëfen dramën e Emës dhe Endrit në kampin e ISIS (Film)


    Për Tiranën zyrtare janë 73 shqiptarët që jetojnë brenda rrethimit të kampit të të burgosurve në “Al Hol” të Sirisë. Shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Aktualisht ata janë në ditët e tyre të ferrit.

    Mes tyre janë dhe Eva e Endri Dumani, të dërguar fshehurazi nënës së tyre nga i ati Shkëlzeni në Siri. Ky i fundit pak muaj pas iu bashkua ISIS mbeti i vrarë, duke lënë dy jetimët në mes të katër rrugëve.

    Daja i dy të miturve, Agim Ndregjoni ishte mëngjesin e së mërkurës në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” dhe rrëfeu komunikimin e fundit me të mbesën, e cila kërkon ndihmë.

    “Komunikimi ka qenë me mesazh duke përdorur whatsapp edhe atë nuk e ka të vetit dhe thotë që situata është shumë më keq se sa ishte që nga momenti që forcat turke kanë hyrë në Siri, në pjesën që kontrollohej ose administrohej nga kurdët. Vajza është 14 vjeç. Fëmijët janë me gjyshen nga i ati. Kjo histori vazhdon që nga 29 shkurt 2014. I ati është vrarë disa muaj pas vrasjes”, tha ai.

    Por Ema dhe Endri nuk janë të vetmit fatkeq të kësaj historie që mund të bëhet fatale nga moment në moment. Taulant Kopliku, gazetar në emisionin investigativ Italian “Le Iene” pak javë më parë ka vizituar kampin e “Al Holit”, dhe rrëfen një histori tronditëse të një babai që u mundua të shpëtonte të birin nga ferri i Al holit dhe nuk ia doli vetëm për shkak të autoriteteve shqiptare.

    “Para disa muajsh, i ati Afrim Berisha mëson se fëmija ishte gjetur dhe ndodhej në kampin “Al- Hol” . U lidh me ne dhe pasi morëm këtë indicie, atje kërkuam fëmijën. Realisht kemi kërkuar të kontaktojmë edhe dy fëmijët e familjes Dumani, Endrin dhe Evën, por nuk na u lejua, pasi duhet të ishin dhe familjarët e tyre me ne. ndërkohë që Afrimi arriti të takohet me djalin e tij për rreth dy orë dy orë e gjysmë. Ka qenë një situatë  përtej emocionales. Këtë dokumentar teleshikuesit mund ta ndjekin nesër mbrëma tek “Le Iene”. Në fund kemi kërkuar ta marrim, na është refuzuar mundësia për ta marrë fëmijën, pasi duhej një përfaqësues i shtetit shqiptar. Është skenë jashtë çdo imagjinate sesi një fëmijë lutet që ta marrim me vete”, tha ai.

    Studiuesi Enri Hide, i cili fushën e tij të ekspertizës ka çështjet e sigurisë dhe gjeopolitikën, ishte pjesë e diskutimeve në “ABC-në e mëngjesit”. Hide, njeh jo pak prej familjeve që sot kërkojnë kthimin në shtëpi të të dashurve të tyre.

    “Ka një situatë të ngjashme edhe në një zonë të Elbasanit, ku janë 5 anëtarë të familjes që kanë mbetur atje. Babai ka humbur jetën atje”, tha ai.

    Hide ngre alarmin për jetën e këtyre dhjetëra shqiptarëve.

    “Situata atje është jashtëzakonisht e keqe, ka vrasje, përdhunime dhe situata”, tha ai./ Marrë nga 27.al/ Tiranapost.al.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post