Nën lupën e Stela Sallakut

Dafina Zeqiri e nisi aq bukur. Mos u ngatërrua pak rrugës?

Dafina Zeqiri e nisi aq bukur. Mos u ngatërrua pak rrugës?

Thonë se artistët ndonjëherë s’merren vesh. Me stilin që kanë shpesh të bëjnë të mendosh se jetojnë në një botë krejt tjetër. E fillojnë karrierën me një look origjinal dhe të ndryshëm nga masa. Veshje të kuruara, me shumë fantazi dhe detaje unike. Pak më vonë, pasi fitojnë famë, kalojnë tek tutat sport me xhepa të varur, aq sa duken si adoleshentë me llogari bankare të majme. 

Ju kujtohet kur Dafina këndonte “Vibe” me Tunën? Unë personalisht kam dashur shumë t’ia “kopjoj” atë xhaketën me supe të theksuara, aksesorë në kurriz dhe fundin shoqërues. Çdo gjë e kishte perfekte, nga flokët e mledhur pas, make-up-i, syzet katrore dhe veshja. Pas saj, dolën “Blodaah”,“Time Out”, “Veç ti”, “Ndjenjë tjetër”, etj. dhe kaluam nga stili rock, në Jamaican dhe disa ndërthurje të tjera që nuk di t’ua vë emrin. Më duket sikur e frymëzon Rihanna, e në fakt s’i vë faj sepse Riri kë nuk frymëzon. 

Le ti shohim 10 veshjet që kam përzgjedhur për t’i analizuar me lupë sot, pesë të parat janë më të realizuarat. 

[caption id="attachment_264332" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Ky stili i vajzës çapkëne me dopio xhins, atlete Balenciaga i shkon më shumë se sa fustanet laps. Sepse e tregon më të vogël në moshë dhe jo të ekzagjeruar. 

[caption id="attachment_264333" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Fustanet dantelle, sidomos ato me qëndisje teminash, mendoj që janë paksa të tepruar. Por ky dizajn i Diana Qerimit, bërë enkas për Dafinën më pëlqen shumë. Më kujton vitet ‘20-‘30 kur vajzat kishin flokë të shkurtra dhe fustane të gjatë.

[caption id="attachment_264334" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Sport chic është quajtur rryma e re promovuar në vitet ‘80, kur një xhaketë të shkurtër duhet ta vishje me atlete. Sigurisht mori një tjetër pamje kur e veshi Rihanna para disa vitesh. Ama dhe Duffy-t i duket këndshëm, me kapelen e kthyer mbrapsht. 

[caption id="attachment_264335" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Gërshetat kombinuar me bomberin janë një ndër kombinimet më interesante, që të kujton Amerikën dhe “street style”-n e kërcimtarëve “break dance”. Duket që këngëtarja me origjinë nga Kosova frymëzohet shumë nga ata, dhe duket këndshëm. 

[caption id="attachment_264336" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Mendoj se kjo foto ka pak modë dhe shumë ndjenjë. Por e zgjodha për të vënë në dukje minimalizmin. Një t-shirt i zi dhe flokë të lidhura bëjnë tiparet të rrinë në plan të parë. 

Pesë këshilla

[caption id="attachment_264337" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Crop topi i zi, tutat dhe pellushi i hedhur mbi krahë nuk harmonizohen me njëri-tjetrin. Fotoja është publikuar në verë, ndërsa veshja është nga dimri. Nuk jam kundër kombinimit të veshjes sport me pellush, përkundrazi, ky është një nga ligjet e dizajnerit Pierre Balmain, por pellushi duhet të ishte “mink”, ose i murrmë dhe i gjatë.

[caption id="attachment_264338" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Çizmet deri tek kofsha kanë marrë gjithë vëmendjen sezonin e dimrit që lamë pas. Por kurrsesi nuk duhet veshur me një bustier-kanotjere tyl dhe me diçka të ngjashme me fundin e fryrë. Ka dashur të bëjë një përplasje mes sensuales dhe rock por nuk ia ka arritur ta realizojë siç duhet. 

[caption id="attachment_264339" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Reçipetat trekëndësh, me tutat me bel të ulët bëjnë bustin të duket shumë i gjatë dhe këmbët e shkrurtra. Nuk e kuptoj rolin e rripit në bel, dhe xhaketës. 

[caption id="attachment_264340" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më kujtoi Abba-t me çizmet me bazament, por pjesa tjetër e veshjes është paksa kaotike. Pantallonat e shkurtra janë të viteve 2000, getat rrjetë akoma më të hershme. 

[caption id="attachment_264341" align="aligncenter" width="1242"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Xhaketa/fustan nuk do kurrsesi çizme deri tek pulpa sepse shkurton siluetën. Shtresëzimi me atë të lëkurës më duket pak i tepruar sepse përveçse prish proporcionin e fizikut, shton një element të panevojshëm motorristesh./Tiranapost.al