Aktualitet

Çunat e fortë të showbizit dorëzohen përpara të njëjtës grua

Ata mund të jenë të fortët e lagjes, ose të showbizit. Ata mund të kenë një hije aq të rëndë sa njerëzit mund të stepen përpara se t`i flasin. Mund të jenë edhe mendjemëdhenj ndonjëherë. Megjithatë përpara nënave të tyre bëhen qingja. Jo se kanë frikë, se janë të rritur mjaftueshëm, por ja që për punë kompleksesh, lidhjeje speciale e atyre gjërave që Frojdi ka shpjeguar, përpara tyre dorëzohen. Në rrjete sociale, apo edhe në rrugë bëjnë gara me njëri-tjetrin, ndonjëherë edhe zihen. Kujtojmë konfliktin e një viti më parë, mes Noizyt dhe djemve Babastars. Lëre ç`thonë për njëri-tjetrin. Shikoni njëherë se ç`shkruajnë për nënat e çfarë puthjesh i dhurojnë atyre.

[caption id="attachment_128906" align="aligncenter" width="840"]                                                       (Noizy me të ëmën. Foto nga Instagrami)[/caption]

Ja si e puth Noizy, me sy mbyllur, me ndjenja.

[caption id="attachment_128912" align="aligncenter" width="1149"]                                                        (Stresi me nënën. Foto nga Instagrami)[/caption]

Stresi i shkon edhe surprizë te puna për ditëlindje. I bën edhe dedikime të shpeshta nëpër Instagram, pa u kompleksuar as nga shokët e as nga shoqet.

[caption id="attachment_128913" align="aligncenter" width="489"]                          (Majki me të ëmën. Foto nga Instastory)[/caption]

Majki i ka të shpeshta shëtitjet me makinë me të ëmën. Ai mund të ketë koncerte gjatë natës. Mund të qëndrojë edhe me çunat e grupit, por paraditen e kalon shpesh me të ëmën.

[caption id="attachment_128914" align="aligncenter" width="462"]                     (Foto marrë nga Facebook)[/caption]

Taulant Xhaka mund të duket natyrë nevriku, u hodh i pari ndaj serbëve për të marrë flamurin e dronit, u zu dhëmb për dhëmb me ta, po për mamin shikoni ç`shkruan.

[caption id="attachment_128915" align="aligncenter" width="1140"]                                                             (Mozziki me nënën. Foto nga Instagrami)[/caption]

Mozziki e thotë në shumë këngë se sa i suksesshëm është e të tjera merita të vetes, po jashtë teksteve ia dedikon mamasë suksesin. Nuk i ka të rralla fotot me të ëmën. Ato fotot e fëmijërisë janë edhe më të bukura.

[caption id="attachment_128916" align="aligncenter" width="896"]                                                               (E ëma e Getoarit. Foto nga Instagram)[/caption]

Geti mund të jetë MMV, mund të jetë edhe marinari i krejt Marinës, se ka grua tani, po nëna mbetet e tillë gjithë jetën. Pas asaj mjekrës sterrë e fytyrës serioze që rrallëherë qesh, fshihet një bir i tillë.

Para nënës të gjithë mbeten fëmijë.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]