Aktualitet

Cunami nga Ishujt Kanare kërcënon të “zhysë” brigjet e Britanisë dhe Portugalisë

Paralajmërim për cunam, që mund të “zhdukë nën det” ndoshta, brigjet e Britanisë, ka dhënë ditën e sotme Departamenti Britanik për Mbrojtjen e Shtetasve, duke shtruar një plan veprimi për zbrazjen e zonave që rrezikojnë të preken nga cunami.

Sipas gjeologëve, vullkan i madh në Las Palma, në ishujt Kanare, pritet të shpërthejë në një kohë të afërt. Shkencëtarët nuk janë në gjendje që të parashikojnë shkallën e shpërthimit. Deklarojnë njëkohësisht të sigurtë se shpërthimi do të ndodhë, me pasoja të paparashikueshme në zonat përreth. Shpërthimi i vullkanit do të shoqërohet me lëkundje sizmike, gjë që do të shkaktojë për rrjedhojë krijim dallgësh të mëdha, ndoshta deri në 25 metër, gjithmonë sipas shkencëtarëve.

Nëse ndodh dhe bëhet realitet ky skenar ekstrem, shpërthimi i këtij vullkani nuk do të jetë kërcënim vetëm për brigjet britanike, por edhe për brigjet e tjera të Atlantikut, pasi sipas përllogaritjeve, një cunam i dimensionit 20 metër apo edhe më shumë, do të mund të mbërrijë edhe në brigjet e Amerikës dhe do të përmbytë New York-un dhe Miamin!

Profesori i Gjeologjisë dhe specialist për cunamet në Qendrën Gjeologjike të Britanisë, David Tapin, deklaroi se Britania është goditur edhe herë tjetër nga cunam, në të shkuarën. Thekson gjithashtu se kërcënimi nga vullkani në fjalë është i madh. Profesori ka shprehur shqetësimin e tij edhe për brigjet portugeze dhe kryesisht për Lisbonën. Qeveria britanike ka filluar hartimin e një plan veprimi, për zbrazjen e menjëherëshme të brigjeve, nëse fillojnë shpërthimet e njëpasnjëshme të vullkanit, teksa në 24-orëshat e fundit aktiviteti i vullkanit është rritur ndjeshëm. K.H/ tiranapost.al