Aktualitet

Ç’tip jeni në shoqëri bazuar në shenjën e horoskopit?

Nëse shenja juaj astrologjike ka ndikim në karrierën dhe dashurinë tuaj, sigurisht që ka ndikim edhe në miqësitë tuaja. Astrologia Kelli fox tregon ç’lloj shoku/shoqeje jeni.

Dashi

Jeni të guximshëm, impulsive dhe bëni miq shpejt. Të tjerët mund të mos e ndjekin dot ritmin e energjive tuaja, por shpesh “fluturoni” edhe vetëm pa problem. Keni tendencë të jeni dominantë në shoqëri—të zgjidhni ku të shkoni dhe çfarë të bëni, por edhe t’i dëgjoni të tjerët, sidomos nëse ju thonë se po tregoheni shumë kontrollues dhe imponues. Ju e vlerësoni miqësinë, por nuk punoni për t’i gjetur miqtë. Ata ju gjejnë vetë.

Demi

Si dem, njiheni si person i besueshëm dhe kjo gjë nuk ndryshon as kur është fjala për shoqërinë. Jeni natyrë e relaksuar dhe bëni miq besnikë e të përjetshëm. Jeni natyrë që keni durim dhe i bëni miqtë të ndihen mjaftueshëm rehat për t’ju besuar ju. Megjithatë, keni edhe ju ato momentet tuaja të mungesës së fleksibilitetit, ku ju pëlqen të tërhiqeni nga turma nëse nuk ndiheni mirë. Kjo nuk ju bën një mik të keq, por keni edhe ju luhatjet tuaja. Ju pëlqejnë miqësitë ku nuk duhet të udhëhiqni gjithmonë bisedën—por preferoni të dëgjoni.

Binjakët

Veproni gjithmonë si një lidhës social mes grupeve të ndryshme të miqve. Nuk para ka momente monotonie, ose heshtje në tavolinë kur ju nuk jeni vërdallë. Keni dhe ju anën negative, mund të jeni pak i krisur, i gatshëm të angazhoheni në minutën e fundit në një plan. Megjithatë, kur i bashkoheni këtij plani, i jepni shpirt festës. Keni një rreth të madh miqsh, por vetëm 2-3 prej tyre ju  shfaqin anën vulnerabël dhe dobsitë e tyre. Ata e dinë që mund të mbështeten tek ju dhe kjo e bën një miqësi të gjatë e të qëndrueshme.

Gaforrja

Jeni padyshim nëna “klloçkë” brenda grupit tuaj të miqve të ngushtë. I konsideroni të afërt si një familje, ndani kohët më të bukura me ta dhe i ruani kujtimet në zemrën tuaj. Jeni shumë të dhënë dhe bujarë dhe gjithmonë merrni pjesë në koordinimin dhe planifikimin e aktiviteteve të miqve. Por në momentin që ata ndalojnë së investuari, ju ndaloni. Miqësitë për ju janë rrugë dykalimshe dhe nuk bëni asgjë me zemër të thyer.

Luani

Luan, ju jeni një mik bujar dhe besnik, i adhuruar nga shumë njerëz. Ju pëlqen shumë kur dritat e vëmendjes bien mbi ju, por ndonjëherë e teproni me sjelljet prej lideri. Ju e kuptoni se të tjerët kanë nevojë për dashuri dhe ju pëlqen të jeni shoku i ngushtë i të gjithëve, sepse doni ta shihni veten në prioritet. Në rastin tuaj kjo funksionon dhe gjithmonë jeni të ftuar nëpër party e evente.

Virgjëresha

Jeni zakonisht të qetë dhe të butë. Ndonjëherë, jeni shumë të ndrojtur për të bërë hapin e parë me dikë që preferoni të jetë miku juaj. Miqtë tuaj vlerësojnë aftësitë praktike dhe organizuese. Si Virgjëreshë që jeni, ndonjëherë i shihni miqësitë si kuti që duhen kontolluar—ç’ka do të thotë që bëni për të tjerët, por zhgënjeheni kur nuk bëhet mjaftueshëm për ju. Doni që miqtë tuaj të jenë të vëmendshëm ndaj nevojave tuaja, po aq sa ju jeni ndaj të tyre—ky është basti juaj për miqësi të gjata e të qëndrueshme.

Peshorja

Keni lidhje sociale ekselente dhe shije të mira. Shenja juaj është një ndër shenjat më sociale kështu që do të keni shumë njerëz rreth vetes. Të tjerët ju konsiderojnë një person të drejtë, diplomatik dhe të dhembshur. Keni tendencën të jeni ndërmjetës në një grup shoqëror—ju dëgjoni dhe jepni këshilla të mira. Nga ana tjetër, e keni të vështirë të ruani diçka që ju besohet si sekret. Megjithatë, nuk doni të lëndoni askënd, doni vetëm të ndihmoni.

Akrepi

Jeni një nga shenjat më besnike të zodiakut. Ndërsa preferoni t’i bëni gjërat vetëm dhe ju pëlqen të keni ditë vetëm për veten tuaj, gjithashtu i vlerësoni edhe daljet me miqtë që ndajnë të njëjtat pikëpamje me ju dhe ndjekin aktivitetet që dhe ju i keni qejf—në këtë pikë, ju i ktheni aktivivete e miqve në prioritete, përsa kohë përputhen me tuajat. Ju, megjithatë kërkoni angazhimin e personave që keni më afër, madje dhe të miqve. Besimi është thelbësor. Ju shkoni në betejë për njerëzit që doni, por nëse ju kalojnë, hakmarrja është juaja!

Shigjetari

Jeni një burim argëtimi. Jeni aventurier, eksplorues dhe doni liri. Jeni të mprehtë dhe argëtues, dhe i doni miqtë që janë gati të shkojnë drejt të papriturave me ju. Miqtë që kanë shumë nevoja emocionale ose nuk janë mirë nga humori,  e kanë pak të vështirë me ju. Jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm.

Bricjapi

Jeni ambiciozë dhe të orientuar drejt realizimit të qëllimeve. Miqtë në pozicione të larta pune janë pjesë e natyrshme e sferës suaj sociale. Në këmbim, ju iu ofroni miqësi afatgjatë dhe besnikëri. Ju i dini cilat janë vendet më të mira për t’u parë dhe adhuroni të bëni plane. Ana negative është se e keni pak të vështirë me miqtë që janë spontanë ose që dëshirojnë simpatinë tuaj. Por kur e vendosni që dikush është në anënt tuaj, i ofroni miqësi dhe mbështetje për një kohë të gjatë.

Ujori

Shenja juaj është shenja e miqësisë dhe kjo do të thotë se dini më shumë se të tjerët në këtë drejtim. Miqtë tuaj vlerësojnë vizionin futurist tuajin dhe pikëpamjet në përgjithësi. Mund t’ja dilni edhe vetëm sepse jeni tip i pavarur dhe keni vetë-besim, e kundëta e një personi të ngjitur. Megjithatë, jeni besnik dhe i dhembshur. Jeni të parët që sapo vini re që miku juaj është në vështirësi, i dilni krah dhe e mbështesni. Ama nuk përloteni, jeni tipi që i fshihni shfaqjet emocionale.

Peshqit

Jeni të dhembshur dhe keni shpirt përkujdesës kur vjen fjalë për të ndihmuar dikë në nevojë. Ndonjëherë të tjerët mund të përfitojnë avantazhe nga natyra juaj e butë, prandaj ju jeni pak të rezervuar kur bëhet fjalë për të zënë miq të rinj. Keni tendencë të ruani lidhjet e miqësisë që nga fëmijërija sepse ata e dinë sa të mrekullueshëm jeni dhe nuk ka nevojë t’u flisni për natyrën tuaj. “Jo miq të rinj” është motoja që përshkruan natyrën tuaj. Miqtë vlerësojnë pikëpamjet tuaja intuitive dhe spirituale.