• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Ç’të ka gjet Dua Lipa, ç’të ka gjet


    Të qenit personazh publik nuk është aspak e lehtë. Përpos shumë fansave që ndjekin plot pozitivitet të preferuarit e tyre, ka edhe nga ata që nuk rreshtin së kritikuari.

    Dhe në këtë pikë, edhe VIP-at duhet “të japin sqarimet” e tyre, duan apo s’duan. Dhe diçka e tillë duket se i ka ndodhur edhe Dua Lipës, të cilën disa ndjekës në rrjetet sociale e kritikojnë se ndërhyn tek fotot që publikon për t’i bërë buzët të duken më të plota.

    Në këtë pikë, Dua nuk ka duruar aspak, por ka zgjedhur “të mbrohet” duket publikuar disa nga fëmijëria e saj.

    “Për ata që thonë se ndërhyje me fotoshop tek fotot e mia të fëmijërisë për t’i bërë buzët të duken më të plota, janë të çmendur!!! S’mund ta bësoj që më duhet të mbrije veten”, shkruan Dua.

    Epo ç’mund të themi më shumë duke parë fotot, Dua paska qenë një vogëlushe shumë e bukur. /Tiranapost.al/