• Shqip
  • English
  • E martë, 22 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Çregjistrimin e automjeteve tani e bën online, ja sa është tarifa


    Nëse do të çregjistrosh automjetin, këtë praktik tashmë mund ta bësh online.

    Në faqen zyrtare online të DPSHTRR sqarohen edhe mënyrat e çregjistrimit të automjeteve, në mënyrë të përhershme ose të përkohshme, si dhe për eksport.

    Pronarët e mjeteve rezervojnë një takim online ku njihen edhe me kërkesat dhe kriteret dhe më pas paraqiten në sportelet fizikisht në kohën e përcaktuar. Tarifa totale për këtë shërbim shkon në 600 Lekë.

    Ndërsa nëse do të bëhet cregjistrimi për eksport shërbimi kushton 4000 lekë dhe nevojitet kontrata origjinale e shitblerjes që të vijohet me kalimin e pronësisë, si dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat vlefshmërie 30 ditë dhe certifikatë pronësie me shënimin “për eksport”./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]