Aktualitet

Ç’punë ka epshi këtu?

“Seksi i mirë është një eksperiencë e mrekullueshme”, thotë Coles. “Është ai për të cilën flasin këngët dhe librat e mëdhenj, dhe është falas! Por ne e kemi humbur këtë gjë. Është e gjitha diçka monotone, e zymtë”.

Përse një grua kthehet në shtëpi me një mashkull, pranon që ai nuk është tërheqës për të, por vendos të flejë me të gjithsesi?

Kam vënë re një gjë të çuditshme për sa i përket takimeve seksuale: Gratë thonë se mashkulli me të cilin flenë nuk e tërheq, por pavarësisht kësaj ata vendosin të flenë gjithsesi.

Një studente, “cat person” (njeri i afeksionuar pas maceve), tërhiqet teksa sheh Robertin kur zhvishet. “Por ajo ç’ka duhet të bëjë për ta ndaluar atë të cilën ajo vetë e ka vendosur në lëvizje, është e tejskajshme; për ta ndaluar duhet takt dhe xhentilesë, të cilën ajo vetë mendon se është e pamundur ta bëjë.” Margot nuk dëshiron të duket e llastuar apo kapriçoze, kështu që ajo pi pak uiski “që të përulë rezistencën e saj”.

Pastaj kemi fotografen 23 vjeçare e cila kreu marrëdhënie me Aziz Ansari’n në apartamentin e tij ne Tribeca dhe foli për këtë eksperiencë në mënyrë anonime në uebsitin Babe. Ajo ishte e stresuar nga përzgjedhja e tij arbitrare e verës së bardhë për darkë, nxitja e tij për seks, mënyra sesi ai bëri gishtat në formë V dhe ja futi në gojë, por pavarsisht këtyre gjesteve ajo bëri seks oral me të mbi të dy herë dhe mori të njëjtën gjë nga ai vetëm një herë.

Në emisionin “60 minutes”, Stormy Daniels  i tha Anderson Kuperit se ajo nuk kishte aspak tërheqje ndaj Donald Trumpit, por ajo kishte kryer marrëdhënie me të (pa perzervativ). Ajo mendonte se e meritonte të kryente marrëdhënie me të, sepse kish qënë vetë ajo që kish pranuar të shkonte tek dhoma e tij në një orë kaq të vonë.

Pasi “Cat Person” u kthye në një fenomen të rrezikshmërisë së romancës në epokën dixhitale, autorja 36 vjeçare e saj, Kristen Roupenian, tha për The New Yorker se historia e Margot shpjegon sesi shumë gra e vajza, sidomos vajza të reja në moshë, lëvizin në jetë: duke u përpjekur mos të nxehin njeri, të marin përsipër emocionet e të tjerëve dhe përpiqen që të mbajnë të lumtur gjithkënd në jetën e tyre. Është reflektuese dhe vetë mbrojtëse, gjithashtu sfilitëse.

Pra më mirë të bësh seks me dikë që nuk të tërheq sesa të gjesh një mënyrë që të distancohesh? Mund të afrohesh por jo të ikësh?

Mar në telefon Joanna Coles (Xhoana Kolls), shefja e përmbajtjes së revistës Hearst dhe ish-editorja e revistave Cosmopolitan dhe Marie Claire. 55 vjeçarja britanike sapo ka publikuar një libër të ri me titull “Dashuria sundon” një rrëfyes sesi ti shmangeni kurtheve dixitale në lidhjet romantike.

“Të zhvishesh dhe të kryesh mardhënie me njerëz të huaj është diçka e vështirë” më thotë ajo. “Ne e portretizojmë si diçka zbavitëse dhe pretendojmë se është e tillë, por njerëzit lakmojnë intimitet, diçka që nuk është e lehtë të gjendet në një takim për një natë. Prandaj edhe Britania sapo ka zgjedhur një Ministre për Vetminë.”

Frymëzimi për këtë libër, Cole’s i erdhi pas një bisede që ajo pati me Sally’n, vajza e një mikeshe të saj. Sally e shpjegon në këtë mënyrë fundjavën e saj në universitetin e arteve që ajo frekuenton: “Unë dhe mikeshat e mija dalim te Premten mbrëma, dehemi dhe gjejmë dikë për të kryer mardhënie dhe mëngjesin e së Shtunës, shkojmë të gjitha te klinika e shëndetit për të marë ilaçin për të mos ngelur shtatzënë.”

Cole’sit (Kollsit) kjo gjë nuk i bëri aspak përshtypje, sepse është e vështirë të habisësh dike e cila ka qënë redaktore e Cosmo dhe mund të flasë lirshëm mbi porno pokemonash dhe tampone të lagura në vodka.

“E di më së miri se alkooli s’është gjë tjetër vëçse vetebesim, por të paktën njihi limitet tuaja” thotë ajo. “Nuk është vetëbesim kur je aq tapë sa nuk di se çfarë bën. Cili është ai person i cili do të zgjohet të nesërmen në mëngjes pa ia pasur haberin se çfarë ka bërë mbrëmë”?

Duke cituar një studim i cili kalkulon se gjysma e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale përfshijnë alkoolin, Coles pyet: “Nëse seksi për një natë është aq i kënaqshëm për vajzat e reja, përse duhet të dehen për ta kryer?

Leah Fessler ka shkruar një artikull interesant në Quartz në 2016 mbi zhgënjimin e saj për sa i përket kulturës së lidhjeve në universitetin Midlebury. Asnje nuk dëshiron të kthehet tek lidhjet tradicionale, “por të përpiqesh të ndash emocionet nga seksi, jo vetëm që nuk është e logjikshme, duke qënë se emocioni shumëfishon kënaqësinë, por është gati e pamundur  për gratë.”

Në librin e saj, Coles citon kiberpsikologen Mary Aiken në rezikshmëritë e humbjes së aftësisë së frenimit kur ndodhesh në mjedisin gjithpërfshirës së kibernetikës. Hapsirë kjo e dizenjuar nga burrat.

Takimet online janë të tejmbushura” thotë Aiken. “Aty ndodhen katër poersona: dy të vërtetë, normal dhe dy persona virtual.”

Duke i bërë jehonë një teme nga “Cat Person” Coles thotë; “Gjërat levizin shumë shpejt. Kur ke komunikim online, para se të dalësh me dikë, ngjall një sens fals se kush është ai person në të vërtetë. Ka një tendencë për të plotësuar gjerat që nuk dimë, me informacion pozitiv”. (Ajo flet për një studim i cili zbuloi se takimet online kanë një rritje të sulmeve seksuale gjashtë herë më shumë sesa ato normale).

“Është shumë e lehtë të imagjinosh dikë kur flet me të online”, thotë ajo, “por vetëm pasi ulësh me të dhe kur janë në funksion të gjitha shqisat, mund të arrish në një konkluzion definitiv, ‘a më tërheq ky person?’

Kur unë e pyes atë se përse femrat kryejnë marrëdhënie me burra të cilet nuk i tërheqin  ajo përgjigjet, “Frika është se aplikacionet e takimeve i ndryshojnë femrat”.

Coles flet për pornon dhe sesi adoleshentët i shikojnë smartfonat e tyre 75 herë në ditë, gjithmonë i kanë gati të gjitha llojet e pornove.

Në librin e saj ajo interviston femra të cilat i shpjegojnë asaj se përse hezitojnë t’u thonë burrave se përse seksi si në porno, nuk është tërheqës për to.

“Vajzat e reja  janë në kompeticion me pornot, edhe nëse nuk e japin veten, është e thjeshte për meshkujt të ikin në shtëpi, të ndezin kompiuterin dhe të hapin porno e të vetëkënaqen.”

“Gratë e vajzat ulin nevojat e veta për të plotësuar ato të mashkullit pastaj kuptojnë se nevojat e tyre nuk janë plotësuar”.

“Pornoja është bërë për të kënaqur meshkujt për 6 deri në 8 minuta. Shumë meshkuj nuk dinë sesi të veprojnë kur seksi me një grua i kalon 8 minutat”.

“Seksi i mirë është një eksperiencë e mrekullueshme”, thotë Coles. “Është ai për të cilën flasin këngët dhe librat e mëdhenj, dhe është falas! Por ne e kemi humbur këtë gjë. Është e gjitha diçka monotone, e zymtë”.