• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Ç’po veshin parizienet në prag dimri?


    Sëfundmi po ndjek në rrjetet sociale një fotograf francez i cili fotografon vajzat e modës kudo që janë. Nuk e di se si e gjeta, ama tani që e gjeta nuk po shoh më asgjë tjetër këto ditë. Më pëlqen sepse i fotografon shumë spontanisht, pak a shumë si Phil Oh i Vogue, në lëvizje jo teksa pozojnë. Një ndër detajet, që më bën përshtypje tek parizjenet janë jakat. I kushtojnë vëmendje sidomos detajeve, që disa herë nuk duken me shikim të parë.

    Të gjitha po veshin kuadrate dhe tartan, por ato seç kanë që i duket ndryshe, më bukur dhë më me stil.

    (“Le french style”, foto nga Instagram)

    Të gjithë zhurmën e printeve, mix’n’match, vija pika, i neutralizon një këmishë e bardhë. E di që secila prej nesh e ka nga një të tillë në gardërobë. Me siguri e vesh me xhinse ose pantallona të zeza, por asnjëherë me tartanin. Diletta e ka kombinuar me pallton oversize, çantën e zezë lëkurë me thekë, vathët floriri dhe syze të zeza me formë të rregullt gjeometrike.

    (Foto nga Instagram)

    Sandalet me flakë janë një nga preferencat kryesore të influencueseve. I veshin me geta, çorape ose pa gjë fare. Kombinuar me xhinse më pëlqejnë shumë, por edhe me fustane si ato të Attico duken shumë me stil.

    (Foto nga Instagram)

    Trikot po i veshin të gjitha edhe ne këtu në Shqipëri. Por në rrugët e Parisit kanë disa kombinime pak më të guximshme në mend. Si pantallona lëkurë, triko me flakë dhe syze me xham “tinted” ose me ngjyrë.

    (Foto nga Instagram)

    Nuancat e tokës kombinohen fare mirë me njëra tjetrën (mjalti me mustardën) dhe vathët e floririt. Bluza e bardhë dhe xhinset janë pjesë e gardërobës kapsulë. Ja se si t’i kombinosh trendet e reja kur nuk shumë ide. Tek galeria më poshtë keni të tjera foto, me ide të tjera direkt nga Parisi./Tiranapost.al