• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 26 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Coutinho me superlativa për yllin e Barcelonës: Është motori i ekipit!


    Nga Brazili ku është i grumbulluar me kombëtaren “Selecao” Philippe Coutinho ka thurur lavde për yllin e ri të Barcelonës, Arthur. Në një konferencë për shtyp, talenti i katalanasve e ka cilësuar yllin e ri si një motor të skuadrës.

    “Ne po flasim për një yll të vërtetë”,-u tha gazetarëve Coutinho. “Ai gjithmonë e ngre ekipin nga qendra e fushës dhe është motori i ekipit”.

    Ish-ylli i Liverpool gjithashtu pranoi se Barcelona nuk është në formën më të mirë të tyre, por kërkoi durim.

    “Në kampionat jemi pranë topit dhe ne kemi filluar mirë në Ligën e Kampionëve,” vazhdoi ai. “Është e vërtetë se nuk kemi fituar në katër ndeshje dhe kjo nuk është normale, por është vetëm fillimi i një kohë të gjatë, dhe në këtë sezon do të ndodhin shumë gjëra. “-përfundoi ylli brazilian. /XH.K