• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Coutinho preferon kthimin tek Liverpool


    Ylli brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho thuhet se do të zgjedh shansin për një kthim te ish-skuadra e tij, Liverpool.

    Barcelona thuhet se ka njoftuar këtë javë agjentin e Coutinhos, Kia Joorabchian se po planifikojnë ta shesin lojtarin këtë verë.

    Skuadrat e interesuara për yllin brazilian nuk mungojnë si Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

    Megjithatë, sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Coutinho e pranon se duhet të largohet dhe do të preferonte të kthehej në Liverpool.

    PSG është në kontakt me Joorabchian dhe Coutinho nuk përjashton një lëvizje në Paris, por prioritet i tij thuhet se janë Reds.

    Nga ana e tyre, Barcelona është e gatshme të shesë brazilian për një shifër prej 100-110 milionë eurosh. /XH.K