SportTe gjitha

Costa impresionohet nga Ronaldo: Do na dërgojë në një tjetër nivel


Cristiano Ronaldo mund ta dërgojë Juventusin në një tjetër nivel. Kështu mendon sulmuesi brazilian Daugllas Costa që në një intervistë të gjatë për “ItaliaFootballTV” ka zbuluar se Juventus është si një familje për të, ndërkohë që nuk ka harruar të vlerësojë Ronaldon dhe të tjerë yje të bardhezinjve.

“Mendoj se Juventusi e di se si ta fitojë një lojtar. Sapo një lojtar merr një vendim dhe marrëveshja është e mbyllur, klubi i trajton ata si një anëtar i familjes. Unë mendoj se familja “Juventus” është më e rëndësishme, Është një botë ku kam mësuar të jetoj. Allegri është një trajner me një pasion të madh për anën mbrojtëse të lojës dhe, për mua, ishte me të vërtetë e rëndësishme sepse unë jam një lojtar i destinuar për të shkuar përpara dhe duke punuar në anën mbrojtëse, më ka bërë një lojtar më të plotë . Ai luajti një rol të rëndësishëm në karrierën time.

“Ronaldo në Juve? Unë mendoj se Ronaldo ishte tashmë në një nivel të lartë, por ai me të vërtetë donte të merrte një hap tjetër për të rritur statusin e tij. Unë mendoj se CR7 ka gjithçka për të na çuar në një tjetër nivel dhe për të bërë gjëra të rëndësishme këtë sezon. Ronaldo është një lojtar shumë i rëndësishëm, por ne gjithashtu kemi Dybala dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Kam luajtur me Neymar, kështu që nuk është krejtësisht e re për mua të luaj me dikë në nivelin e Ronaldos.Të gjithë e kanë mirëpritur dhe e dimë se sa mund të na përmirësojë. Nuk mund ta fshehim, është e qartë “.-përfundoi Costa. /XH.K