Aktualitet

Çokollatën më të shijshme në botë e kemi blerë qindra herë

Zgjedhja e çokollatës së preferuar është çështje shijesh, por kur vjen puna tek sondazhet shumica bien në një mendje.  Ndërsa Kinder Bueno është mjaft i preferuar prej kohësh, me shijen e ëmbël të çokollatës dhe qumështit të freskët, një tjetër çokollatë, të cilën e kemi shijuar me qindra herë, shpallet si më e shishmja në botë. Bëhet fjalë për çokollatën KitKat.

E mbuluar me çokollatë, me një pjesë vaferri që shkrin sapo ta kafshosh, është shpallur e para në sondazhet e Ranker.com, ndërkohë që Twix dhe Snickers shpallen në vendin e dytë dhe të tretë. Kriteret të cila përditësohen rregullisht nëpërmjet një sistemi votimi online, tregojnë se çokollata nuk duhet të ketë vezë apo forma të çuditshme.

Fakti se KitKat është përhapur kudo nëpër botë, ka ndikuar në përzgjedhje, por duhet pranuar se është më e shijshmja.  Gjithashtu, aroma  e çokollatës e përpunuar me disa esenca të lehta e bën akoma më speciale. Ti që po e lexon këtë lajm, çfarë pret?  Shko blije dhe provoje nëse ende nuk e ke provuar. Tiranapost.al E.B

Image result for Kitkat