Aktualitet

CNN rendit Shqipërinë në 17 destinacionet për t'u vizituar këtë vit

Rrjeti televiziv CNN ka renditur Shqipërinë në 17 destinacionet më të mira për tu vizituar në 2017-ën.
CNN rendit Shqipërinë në 17 destinacionet për t'u

Shqipëria renditet në 17 destinacionet më të mira për tu vizituar në 2017. Disa ekspertë të rrjetit televiziv CNN nëpër botë kanë zgjdhur se cilët janë 17 destinacionet më të mira për të pushuar këtë vit.

CNN e përshkruan Shqipërinë si vendin e vogël mesdhetar, i cili është një vend sekret i Europës për më shumë se dy dekada.

Më tej në shkrimin e CNN, Shqipëria përshkruhet si një vend me diell, me vijë të gjatë bregdetare dhe me një kulturë ushqimi të ngjashme me Greqinë. Ajo që theksohet në shkrim, janë edhe çmimet e lira, sipas CNN.

cnn-shqiperia

Më tej thuhet se Shqipëria vazhdon të lulëzojë edhe këtë vit. Në shkrimin e CNN Shqipëria renditet e dymbëdhjeta, pas Kanadasë, Malajzisë, Kolumbisë, Bermudës, SHBA-ve, Tailandës, Butanit, Kinës, Danimarkës, Francës dhe Islandës Perëndimore. Ndërsa pas Shqipërisë vjen Jordania, Ruanda, Senegali, Houston në SHBA dhe Australia.

Për këtë shkrim të CNN ka reaguar Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social facebook. Ai shprehet se për shqipërinë po flitet çdo vit e më mirë për të.

"Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t'u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të", Shkruan Rama në facebook.