Aktualitet

CNN publikon listën e betejës kundër dezinformimit, ku renditet Shqipëria

CNN publikon listën e betejës kundër dezinformimit, ku renditet

Gjigandi mediatik amerikan CNN i ka kushtuar një artikull të gjatë temës së lajmeve të rreme. Në listën e 35 shteteve në të cilët u krye një studim mbi elasticitetin ndaj fenomenit të quajtur “pas e vërteta”, Finlanda renditet e para në luftën kundër dezinformimit me 76 pikë.

Ndërkohë që Shqipëria renditet në fund të listës, duke lënë pas saj vetëm Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jussi Toivanen tha për CNN, se ky nuk është vetëm një problem qeveritar, pasi e gjithë shoqëria është e shënjestruar.

Sipas artikullit të CNN, Finlanda e cila është kthyer në shembull të përpjekjeve se si mund të fitohet një betejë e tillë, ka kryer një leksion të hapur për publikun, që kishte për qëllim t’u mësonte banorëve, studentëve, gazetarëve dhe politikanëve se si t’i kundërvihen informacioneve të rreme, të konceptuara për të mbjellë përçarje.

Kjo nismë, thotë CNN, është praktikisht vetëm një prej shtresave të qasjes më të plotë që përfshin edhe sektorë të tjerë, të cilën vendi po e ndërmerr për t’i përgatitur qytetarët e të gjitha moshave për të shmangur informacionet e rreme. /Tiranapost.al/