Aktualitet

Çmimi Man Booker: Për autorin që rrëfeu trishtimin e Abraham Lincoln pas vdekjes së djalit 11 vjeçar

Ishte viti 1862, kur trupi i djalit të tij 11-vjeç  i quajtur Willie u dërgua në një varrezë në Uashington DC.

George Saunders ka fituar çmimin ‘Man Booker’ për romanin e tij ‘Lincoln in Bardo’,  duke u bërë autori i dytë amerikan që fiton një çmim të tillë. Libri tregon historinë e vërtetë dhe trishtuese të Abraham Lincoln, ish presidentit amerikan pas vdekjes së djalit të tij 11 vjeçar dhe vizitave të shpeshta në varrin e tij.

Ky është romani i parë i plotë i Saunders, i njohur më parë për tregimet e tij të shkurtra, ndërsa libri me të cilin fitoi, rrëfen gjendjen e Lincoln në varreza, gjatë një natë të vetme. Ai e bazoi historinë në një  kritik të Lincolnit. Ishte viti 1862, kur trupi i djalit të tij 11-vjeç  i quajtur Willie u dërgua në një varrezë në Uashington DC.

Gjyqtarët e vlerësuan punën e tij si një punë krejtësisht origjinale dhe plot ndjenja. Autori 58 vjeçar, ishte një prej 6 autorëve të përzgjedhur për çmimin prestigjioz së bashku me shkrimtarët britanikë si Ali Smith dhe Fiona Mozley, ndërsa ndër shkrimtarët amerikanë përmenden Paul Auster, Elily Fridlund  dhe autori britanik-pakistanez Mohsin Hamid.

Pasi emri i tij doli fitues, Saunders tha: "Faleminderit për këtë nder të madh që shpresoj ta jetoj deri në fund të jetës dhe punës time". Autori i lindur në Teksas, i cili jeton tashmë në Nju Jork, ka fituar edhe më parë çmime si çmimin Folio dhe Çmimin e Story.  ‘Lincoln in Bardo’ është libri i tij i nëntë.

Dukesha e Cornwall ishte ajo që e nderoi me trofeun dhe çmimin prej 50 paundësh, në eventin e mbajtur  në Guildhall të Londrës. Saunders zbuloi pas shkrimit se ishte  shumë trishtues dhe pikëllues dhe se ka shumë njerëz të cilët nuk do e përballonin dot ta lexonin.

Gruaja e tij Paula e lexoi e para librin dhe bëri një shënim poshtë: ‘Diçka që do qëndrojë gjithmonë’. Gjatë një konference shtypi pas ceremonisë, ai tha: "Kjo tingëllon prekëse, por për një artist mendoj se  vlerësimi dhe nderimi është vërtetë e dobishme. Ndoshta ju nuk keni nevojë për gjëra të tilla, por unë kam dhe falënderoj ata që më mbështetën më lexuan,  më ndjenë’. Tiranapost.al E.B

George Saunders

George Saunders

The Man Booker nominees Fiona Mozley, Paul Auster, Emily Fridlund, Mohsin Hamid, George Saunders and Ali Smith

Fiona Mozley, Paul Auster, Emily Fridlund, Mohsin Hamid, George Saunders dhe Ali Smith

Image result for Abraham lincoln