• Shqip
  • English
  • E diel, 17 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Nën lupën e Stela Sallakut Të gjitha TIP top

    Ç’më pëlqeu te Zara nga koleksioni i ri


    Kur je tek Zara e ke të vështirë të rrëmosh mes koleksioneve të përziera që duken sikur s`kanë as fund as krye. Nuk e di ju, por unë sa herë që hyj aty, më duket gjithmonë sikur kam hyrë gabim. Ndoshta sepse ka aq shumë prurje thuajse çdo muaj, sa duket si dyqan i ri. Kur kam mbërritur thuajse tek mesi i dyqanit, jam akoma më konfuze për veshjet që më duheshin para se të hyja.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Me shumën e parave që kam vendosur të shpenzoj, nuk dua të blej asgjë të jashtëzakonshme, por kryesisht veshje nga gardëroba bazike. Dua të përdor pikërisht atë rregullin e artë, që veshjes minimaliste t`i shtoj aksesorë “statement”. Edhe pse isha skeptike nëse do gjeja ato që më duheshin tek Zara, thash po e provoj një herë. Më besoni që veshjet që do t`ju tregoj, nuk duken aspak sikur janë blerë tek Zara.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Kombinimi i xhaketës jeshile ushtarake, me këmishë dhe pantallona të bardha, është një ndër veshjet më të bukura që kam parë nëpër javët e modës. Këmishë të bardhë dhe pantallona kemi secila në shtëpi, ndaj mund të blej vetëm xhaketën.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Përveç ngjyrës bezhë, e cila është bërë must këto kohët e fundit, ajo që më pëlqeu më shumë tek ky kombinim ishte këmisha me detaje “Viktoriane” dhe rripi i zi velvet.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Këto vathët do i vendosja sa herë që vesh një këmishë të bardhë, ose të zezë.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Këto këpucët duket sikur janë prodhuar në një këpucari të bukur me mermer të bardhë në qendër të Italisë.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Ky fundi më kujton vitet `90. Ime më ka patur një të ngjashëm ngjyrë ulliri me të bardhë. Kombinohet me këmisha, t-shirt, xhaketa dhe bluza me kapuç.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Bluza është një ndër gjërat më të ëmbla që kam parë këto kohë nëpër butikë. Jaka klasifikohet tek ato Vintage, dhe është përdorur shumë rrallë nëpër krijimet e stilistëve. Mund ta vishni me xhinse, funde ose sarafane.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Vathët minimalistë harmonizojnë mjaft mirë kostumet.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Ky fustani është shndërruar në pak kohë i preferuari i blogereve.

    (Foto nga ZARA.COM)

    Pantallonat mund t`i kombinoni  me ato xhaketat me jaka të mëdha vintage.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post