Botë Te gjitha

Me çlirimin e Rakës, ISIS nuk mund të quhet më një shtet


Dita e martë ishte një ditë historike në luftën kundër ISIS, pasi organizata terroriste humbi kryeqytetin e saj Rakën në Siri si edhe një nga qendrat urbane më të rëndësishme të kontrolluara nga ajo Marawi.

Që prej tashmë një viti kalifati islamik po tërhiqet më thellë në pushtimet e saj nga bombardimet që vijnë nga SHBA, Rusia dhe forcat qeveritare siriane dhe iraniane. Analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen se ISIS mund të konsiderohet një organizatë terroriste, por jo një shtet islamik për shkak të territorit të pakët që kontrollon dhe numrit të vogël të popullsisë civile që ka nënshtruar.

Më parë ISIS kishte fituar një masivitet të frikshëm territorial dhe kishte kontroll mbi shumë burime nafte, rrogat e mercenarëve ishin të larta dhe kërcënimi mbi perëndimin ishte shumë më potent. Por, me humbjen e disa territoreve kyç si Mosuli, ISIS njeh vetëm humbje dhe nënshtrim. Disfatat e njëpasnjëshme detyruar drejtuesin e ISIS Abu Bakr al-Baghdadi të thyejë heshtjen e tij 6-mujore dhe të mbajë një fjalim për të inkurajuar luftëtarët e tij të mos dorëzohen.

Në pikën kulmore të pushtetit të tij ISIS propagandonte se do të arrinte të merrte dhe Romën, shtëpinë e Selisë së Shenjtë të Vatikanit, por tani aleanca kurdo-siriane duket se do të likuidojë plotësisht edhe pak qendra të banuara që ende janë nën kontrollin e ISIS.

Me humbjen e territoreve dhe rënien e moralit të mercenarëve, të shumtë janë ata luftëtarë të kalifatit që infiltrohen më valën e refugjatëve për të penetruar në Europë, një sfidë e re kjo për perëndimin që i duhet të ruhet nga këta elementë të radikalizuar që kanë qenë bashkëpunëtorë në krime kundër njerëzimit.

Më shumë se 20.000 fëmijë janë kthyer në shkolla shekullare pas 3 vitesh jete nën terror dhe dhunë. Ekspertët parashikojnë se me këto ritme brenda 6 muajve ISIS do të jetë një organizatë lokale terroriste e rrezikshme po aq sa fraksione të tjera më të vogla islamike që operojnë lokalisht si Boko Haram. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *