Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Claudia Schiffer veshi xhaketën e para 25 viteve. Shihni dy fotot dhe kuptoni ç’do të thotë supermodele


Yll atëherë kur sfilonte për pasarelat e markave më të mëdha të botës e yll tani që po shkon 50 vjeç. Dhe si për të na bindur edhe ca më shumë se sado të shkojnë e të vijnë këto të sotshmet, supermodelet e atëhershme ishin tjetër gjë, Claudia Schiffer ka postuar dy foto.

(Claudia Schiffer, foto nga Instagrami)
(Claudia Schiffer, foto nga Instagrami)

Një, kur sfilonte për Versace në vitet ’90 dhe foton tjetër me të njëjtën xhaketë lëkurë të artë, pas 20 e ca vitesh. Dhe duket sërish e njëjta. Mund të sfilonte sërish pa frikë. Ka mbetur e njëjta supermodele.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al