Nën lupën e Stela Sallakut

Çizmet e grisura të Balenciages. Kur markat luksoze nuk janë dhe aq luksoze

Nga Stela Sallaku/ Sezoni i Krishtlindjes po afron, ndaj dhe shumica kanë filluar të bëjnë gati dhuratat. Të shtrenjta ose jo, ne themi rëndësi ka që je munduar, nuk e shohim shumë etiketën. Të huajt janë ndryshe, ata vlerësojnë padyshim dhe dhuratat e vogla, por nëse i dhuroj dikujt një çantë Gucci, me siguri s`ka për ta harruar lehtë.

Nuk është vetëm sezoni i dhuratave të bëra nga të tjerët, por ja që kemi rastin t`i blejmë dhe vetes ndonjë gjë të vogël.

Pasi të ka kaluar dhe rroga mundësisht, hap laptopin dhe sheh menëherë ku ka ulje. Bën porosinë, dhe pret me padurim postierin. Deri këtu ska asnjë problem. Hap kutinë dhe sheh çizmet e koleksionit të ri të një nga firmave të preferuara, për të cilat ke paguar mbi 1,500 dollarë, dhe sheh se janë të grisura!

[caption id="attachment_150613" align="aligncenter" width="720"](Foto nga Instastory)[/caption]

[caption id="attachment_150614" align="aligncenter" width="720"](Foto nga Instastory)[/caption]

Pikërisht kjo i ka ndodhur dhe Charlotte Groeneveld, blogeres së “the fashion guitar”. Para pak minutash ka ndarë me ndjekësit e saj këtë “fatkeqësi” në Instagram. Patjetër që kompania mban përgjegjësi të plotë për incidentin, ama ishte i pakëndshëm. Çizmet kanë një shtresë rrjete të qëndisur, sipër bazës, ndaj  duke qënë aq delikate mund të dhe ketë të tilla probleme. Gjithsesi Balenciaga është një ndër brandet lider në treg për momentin, sepse fryma e re që solli Demna po përqafohet nga ndjekësit pa hezitim./Tiranapost.al

[caption id="attachment_150615" align="aligncenter" width="720"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]