• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    City edhe një hap pranë përjashtimit nga Liga e Kampionëve


    Manchester City është shpallur fajtor për thyerjen e rregullave financiare të Fair Play.

    Dhe kampionët e Ligës Premier tani po përballen me perspektivën reale të përjashtimit nga Liga e Kampionëve.

    UEFA këtë mëngjes konfirmoi se njësitë e hetimeve të saj kishin gjetur se Citizens kanë punuar në kundërshtim me rregulloret e FFP.

    Në një deklaratë të shkurtër, UEFA shpjegoi “Shefi i Hetuesit të Trupit të Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), pasi është konsultuar me anëtarët e tjerë të dhomës së pavarur hetimore të CFCB, ka vendosur sot të dërgojë rastin e klubit anglez në dhomën gjykuese të CFCB”.

    “Dhoma hetuese e CFCB kishte hapur një hetim për Manchester City FC më 7 mars 2019 për shkeljet e mundshme të rregulloreve financiare të Fair Play (FFP) që u bënë publike në media të ndryshme”, shkruan në njoftimin e institucioneve evroopiane.

    UEFA tha se nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në pritje të gjykimit përfundimtar, që tani pritet brenda disa javësh. /XH.K