Aktualitet

Cipras akuza opozitës: Pse na thoni të mos përmirësojmë marrëdhëniet me Shqipërinë?

Esencë editori/ Seanca parlamentare për votimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut, u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në Greqi, edhe sa i takon diplomacisë me vendet fqinje.
Cipras akuza opozitës: Pse na thoni të mos përmirësojmë

Kryeministri Aleksis Cipras akuzoi opozitën se nuk ka një qëndrim të qartë për politikën e jashtme me vendet fqinje, por vetëm përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai pyeti tha se opozita nuk do që të përmirësohen marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Partia Demokracia e re nuk pajtohet me asgjë. Na thoni mos përparoni negociatat për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, mos zhvilloni bisedime me turqinë, mos vijoni zgjidhjen për çështjen maqedonase, mos lejoni anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian. Nëse zoti micotakis mbështet veton për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, ai nuk po vë në pikëpyetje vetëm një qëndrim kombëtar të Greqisë, por edhe një qëndrim të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian”, tha Cipras.

Ndërkaq kreu i partisë opozitare Mitsotakis kërkoi menjëherë zgjedhje të parakohshme për të sjellë një katharsis politik sa më shpejt të jetë e mundur që sipasi tij Greqisë i nevojitet. /Tiranapost.al/