Aktualitet

Cili është ministri që ha më shumë fruta dhe perime në qeverinë e Ramës?

Cili është ministri që ha më shumë fruta dhe perime

Kush tjetër përveçse ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Që kur mori postin si ministër në Bujqësi, me 17 janar 2019, Bledi Çuçi shfaqet në ferma, në qendra grumbullimi bujqësor, qendra agro-përpunimi, vreshta, dhe përveç fjalimeve, planeve e projekteve për zhvillimin e sektorit bujqësor, në njoftimet e ministrisë e gjejmë gjithmonë përmes fotosh duke provuar diçka; mollë, rrush, domate, speca, apo prodhime të tjera vendase nga zona të ndryshme të Shqipërisë, nga Veriu në Jug.

Duket se ministri është në vendin e duhur, në postin e duhur, fundja në Bujqësi, duhet të provosh për të shijuar e kuptuar më mirë, se si po ecin prodhimet tona.

Në fund të fundit është punë e mirë, njerëzit kanë nevojë për vitamina.

Ne kemi përzgjedhur disa foto nga aktivitetet e ministrit Çuçi përreth vendit. Shihini ato ai më poshtë./ Copyright/ Tiranapost.al.